Home Gjeo-Ekonomia Lufta Azerbajxhan-Armeni merr kthesë të papritur, ndërhyn Rusia

Lufta Azerbajxhan-Armeni merr kthesë të papritur, ndërhyn Rusia

Kremlini njofton se ministrat e jashtëm nga Armenia dhe Azerbajxhani do të marrin pjesë, në bisedimet rreth konfliktit në rajonin e Nagorno-Karabakh-ut në Moskë.“Baku dhe Jerevani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në negociatat në Moskë.

Përgatitjet janë në aktivitet të plotë,” është shprehur për AFP zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova. Presidenti rus Vladimir Putin i ka ftuar ministrat e jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë në Moskë për bisedime paqeje më 9 tetor.

“Presidenti i Rusisë po bën thirrje për të ndaluar luftimet në Nagarabah për arsye humanitare, për të shkëmbyer trupa të vdekur dhe të burgosur,” tha Kremlini në një deklaratë. Ndër të tjera në deklaratë thuhet se Putini patri një sërë bisedash telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe Kryeministrin e Armenisë Nikol Pashinyan. Thuhet gjithashtu se Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të ndërmjetësojë bisedimet e paqes./Opinion.al

Share: