Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Lum gjobash nga policia për mos mbajtjen e maskës

Lum gjobash nga policia për mos mbajtjen e maskës

Rekord gjobash për ata që nuk mbajnë maska është regjistruar në 24 orët e fundit.

Policia bën me dije se në të gjithë vendin, janë evidentuar 765 qytetarë që nuk kishin maskat mbrojtëse, të cilët janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë secili.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me gjobë 1.000.000 lekë.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. /Opinion.al

Share: