Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka shprehur keqardhjen që ndryshimet në Kodin Zgjedhor u miratuan më 5 tetor pa kompromisin e të gjitha palëve.
Soreca theksoi se ndryshimet në kodin Zgjedhor kanë mundësuar plotësimin e një prej kushteve të Shqipërisë për t’u ulur në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
Këtë deklaratë Soreca e ka bërë në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian ku po prezantohet pikërisht progres-raporti i KE për Shqipërinë.
Ambasadori theksoi se dialogu politik në Shqipëri duhet të përmirësohet.
”Më 5 qershor u arrit dakordësia, por më pas Kuvendi kaloi ndryshimet kushtetuese duke përmbushur dhe një nga kushtet për t’u ulur në Konferencën e parë Ndërqeveritare. Dialogu politik duhet të përmirësohet, dhe me zë të larta e kemi thënë që na vjen vërtet keq që ndryshimet si të 30 korrikut, dhe të 5 tetorit u miratuan pa kompromis, para votimit.”- tha Soreca.
(BalkanWeb)