Presidenti Ilir Meta, deklaroi se është shumë e rëndësishme që bashkitë të përqëndrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në “kapjen” e votave me pahir dhe presione ordinere me bukën e gojës.
Me anë të një postimi në Facebook, kreu i shtetit bëri thirrje që taksat e qytetarëve të mos keqperdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie.
Gjithashtu, Meta kritikoi edhe reformën administrative duke thënë se “u keqpërdor për të perqëndruar pushtetin vendor në pak duar e jo për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve”.
Postimi i plotë
Është shumë e rëndësishme që 61 bashkitë të përqëndrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në “kapjen” e votave me pahir dhe presione ordinere me bukën e gojës.
Rritja e taksave që paguajnë qytetarët nuk u është kthyer në shërbime më të mira, përkundrazi në degradim të tyre.
Kur kjo ndodh në Elbasan, mendoni në bashkitë e tjera. Çdo zyrtar të bëjë detyrën me përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve dhe komunitetit.
Fatkeqësisht reforma administrative u keqpërdor për të përqëndruar pushtetin vendor në pak duar e jo për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.
Taksat e qytetarëve të mos keqperdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie, por për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.
NDAL abuzimit me pushtetin vendor nga cilido!