Home Gjeo-Ekonomia Rama i papërgjegjshëm për pensionet e emigrantëve shqiptarë në Greqi

Rama i papërgjegjshëm për pensionet e emigrantëve shqiptarë në Greqi

Nga Shpëtim Zinxhiria, Athinë

Në se ka qenë esëll ja falim, nëse jo të kërkojë falje emigrantëve…

Të diskutosh për pensionet që nuk ke diskutuar këtu e 12 vite vetëm ne Shqipëri ndodh.

Të diskutosh për pensionet kur nuk njeh realitetin vetëm me kryeministrin shqiptar ndodh. Por sot u pa se çfarë qeverie kemi dhe si justifikon vendin fqinjë për kontributet që u ka vjedhur emigrantëve.

Por…

Lidhur me pensionet kryeministri Rama anashkalon përgjegjësinë e qeverisë së tij lidhur me njohjen e pensioneve të pjesëshme të shqiptarve në Greqi. Kryeministri shqiptar jo vetëm që nuk njeh reaëitetin por mashtron kur thotë se ka pasur bisedime dhe kontakte me vendin fqinjë lidhur me këtë temë.

Rama nëse nuk e di duhet ta dijë dhe ta mësojë se në Greqi humbasin pensionet e pjesëshme rreth 300 mijë shqiptarë, humbasin mundin djersën e tyre, humbasin atë që fituan me mund djersë dhe gjak.

Dikush duhet ti thotë kryeministrit shqiptar se askush nuk ka të drejtë të mohojë sigurimet shoqërore të 300 mijë shqiptarve, të mohojë kontributin e venë nga xhepi i tyre.

Kryeministri i vendit tim duhet te mësojë se puna e këtyre viteve të shqiptarve në Greqi vetëm në sektorin e ndrtimit dhe në atë të monitmit është e barabartë me kontributin e gjithë grekëve në dy vite e gjysëm.

Kryeministri duhet të mësojë dhe pastaj të flasë se askush nuk ka të drejtë të vë dorë në këto kontribute individuale në sektorin e sigurimeve shoqërore.

Kryeministri shqiptar duhet të na thotë se kush i ka vjedhur këto kontribute të shqiptarve, ku kanë shkuar, por jo te justifikojë vendin fqinjë se nuk ka mundësi të paguajë pensionet e shqiptarve.

Kryeministri shqiptar gabon dhe për këtë duhet të kërkojë falje emigrantëve për këto që thotë, nëse ka qenë esëll.

Kryeministri shqiptar nuk tha që për 12 vitet e fundit nuk është bërë asnjë takim në rang dikasteri e drejtorie që nga Nëndori i 2008.
Kryeministri shqiptar tregoi edhe njëherë se sa i interesuar është ai dhe qeveria e tij.

O Zot çfarë ndigjojmë nga këta njerëz.

Share: