Home KRYESORE Shperthen gazetari: Situata dramatike, por njerëzit janë më të shqetësuar për hallovinin!

Shperthen gazetari: Situata dramatike, por njerëzit janë më të shqetësuar për hallovinin!

Situata qesharake, por njerëzit janë më të shqetësuar për hallovinin.

Nga Erion Kristo

  1. Ministrja e Shëndetësisë tha fjalën e fundit në fillim: do zgjedhim kush do jetojë e kush jo. Dhe ne e lejojmë të vazhdojë.
  2. Ministri i Brendshëm kishte si fyerje fjalën Polic. Dhe ne e lejojmë të vazhdojë në detyrë.
  3. Ministrja e Arsimit ktheu papritur e papandyer mësimin online, kur situata nuk e kërkon këtë gjë. Studentët ndërkohë kanë ardhur. Dhe të gjithë vazhdojnë pa e çarë kokën.
  4. Përsa kohë nuk do të reagoni, ata do të mendojnë se kanë të drejtë. Nuk ka nevojë të hidheni në zjarr. Thjesht thoni bashkohem. Shpreheni haptazi mospëlqimin tuaj.
  5. Një emision televiziv kishte marrë qindra mijëra shikime, madje miliona. Kaq të shqetësuar jeni se me kë do plekset njëri apo tjetri? A nuk keni fëmijë vetë? Po halle a keni? A keni ndonjë libër për të lexuar, ndonjë punë për të mbaruar, ndonjë protestë për të ndezur? Pra, e paskeni në terezi. E harxhuat energjinë me gjëra kot!
Share: