Home KRYESORE Tentuan të grabisnin shtëpinë të veshur si policë, arrestohen 5 persona

Tentuan të grabisnin shtëpinë të veshur si policë, arrestohen 5 persona

Policia ka arrestuar 5 personat e dyshuar për tentativën e grabitjes së dy ditëve më parë në në fshatin Kropisht të Selenicës.

Konkretish kanë rënë në pranga Alfred Shametaj, Ervin Dhima, Lulzim Elmazaj, Endrit Sinaj dhe Enerik Meçaj , të moshave nga 26 në 39 vjeç.

Këta shtetas, dy ditë më parë kanë shkuar në shtëpinë e Fidel Caushit në fshatin Kropisht të Selenicës të veshur me rroba policie, armë e radiomarrëse. Ata kanë tentuar të grabisin shtëpinë. Mirëpo, i zoti i shtëpisë bashkë me djalin kanë parë që të rinjtë nuk ngjasonin aspak si policë dhe janë përleshur me ta. Kur kanë hasur në rezistencë dhe në pamundësi për të vjedhur, të rinjtë janë larguar me një mjet tip “Mercedes Benz” nga fshati.

Policia e Vlorës njofton se ka sekuestruar dy automjete, “Mercedes”-in me të cilin u larguan autorët, dhe një “Nissan” me të cilin udhëtonte Alfred Shametaj në momentin e kapjes nga Policia, tre aparate celularë dhe prova të tjera materiale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje me armë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./ Opinion.al

Share: