Home Gjeo-Ekonomia Aleksandër Vuçiç kërkon leje për të hyrë në Kosovë, MPJ nuk e...

Aleksandër Vuçiç kërkon leje për të hyrë në Kosovë, MPJ nuk e lejon

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dërguar një kërkesë në institucionet e qeverisë së Kosovës për të kryer një vizitë së bashku me Kreun e zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, Ministrin e Punëve të Jashtme, Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriç në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. “Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviç, Vuçiç, Vulin dhe Gjurië”, thotë ministria.

Sakaq, Ministria e Jashtme e Kosovës nuk i ka dhënë lejë katër politikanëve serbë të hyjnë në Kosovë.

Kërkesa e Vuçiç për të vizituar Kosovën ka ardhur pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë varrosur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Ndërsa, Ministria e Jashtme e Kosovës ka refuzuar vizitën e tyre në Kosovë pas deklaratës së Aleksandar Vuçiç, i cili disa ditë më parë u shpreh se një konflikt si i Nagorno Karabakut mund të ndodhë në Kosovë, nëse përpjekjet për kompromis dështojnë./ Opinion.al

Share: