Home KRYESORE Ambasadori i njohur: Nuk i kuptoj mediat shqiptare që ndoqën sëmundjen peshkopëve...

Ambasadori i njohur: Nuk i kuptoj mediat shqiptare që ndoqën sëmundjen peshkopëve kriminelë Amfilohije dhe Irinej…

Nga Shaban Murati

Vështirë ta shpjegojë një logjikë normale përse disa media shqiptare ndoqën të merakosur dinamikën e sëmundjes dhe pastaj nxituan të jepnin madje edhe me faksimile amanetet antishqiptare të dy djajve me raso të urrejtjes serbe kundër kombit shqiptar, peshkopëve kriminelë Amfilohije dhe Irinej, të cilët me mesazhet e përgjakshme të pasvdekjes nxitnin Serbinë të ripushtojë Kosovën.

Ekzigjenca profesionale dhe kombëtare sugjeron që mediat shqiptare duhet të kishin trokitur në zyrën e kryepeshkopit të kishës ortodokse shqiptare për të pyetur se cili është reagimi për këto amanete antishqiptare për luftë kundër Kosovës të peshkopëve kryesorë të kishës ortodokse serbe dhe çfarë amaneti ka zyra e kryepeshkopit të Shqipërisë për Kosovën, aq më tepër që dërgoi edhe një mitropolit nga Shqipëria për të nderuar kryqtarin e racizmit antishqiptar Amfilohije.

Share: