Home Gjeo-Ekonomia Ekonomisti i njohur: Turizmi shëndetësor shqiptar në Turqi si pasojë e një...

Ekonomisti i njohur: Turizmi shëndetësor shqiptar në Turqi si pasojë e një strategjie të gabuar të Tiranës

Corona Virusi dhe “Turizmi” shendetsor ne Turqi!

Nga Albert Gajo

Eshte fakt qe jane me qindra shqiptare ne keto dy tre muajt e fundit po udhetojne ne Turqi per tu trajtuar nga pasojat qe shkaton virusi Corones, me nje kosto jo te vogel qe shkojne nga 40-60 mije euro per pacient. Ne kete shenim do te nevizoja perse Turqia jo vetem po behet atraktiv por edhe i sukseshem ne kurimin e ketyre rasteve?

Dhe se dyti, perse ne nuk jemi nje vend qe ne vend qe qytetaret tane te rine e kurohen ne Shqiperi, po te vinin edhe “turiste” te huaj dhe trajtoheshin ne Shqiperi. Kam kompetence ta trajtoj kete ceshtje pasi kam sherbyer per 4 vjet si zv minister i shendetesise (2009-2013) dhe arrita te kuptoj se cilat ishin pikat e dobeta te ketij sistemi dhe si duhej permiresuar per te arritur ne standartet normale nisur edhe nga niveli ekonomik i Shqiperise.

Se pari, Turqia ndertoj nje strategji te mirefillte per turizmin shendetesor, duke u nisur nga avatazhet strategjike te Turqise. Nisur si vend myslyman synonte tregun arab qe kishin afeksion pas turqise myslymane, si dhe te ardhurat relativisht te larta te qytetareve arabe.

Se dyti, synoj turistet evropiane vecanerisht ata nga Gjermania duke ditur kostot relativisht te larte te trajtimit te semundjeve ne Gjermani, vecanerisht te atyre semundjeve qe kerkonin terapi te gjate ne nje system spitalor, perfshire rehabilitimin. Per te mundesuar keto grupe “turistesh”, Turqia duhet te modernizonte sherbimin e saj shendetesor.

Po cdo te thote te modernizosh nje sherbim shendetesor vecanarisht ate spitalor. Nuk do te thote te ndertosh spitale moderne me TV dhe shtreter komod, por ti kthesh keto spitale brenda standarteve me te mira te certifikuara sipas protokolleve perkatese, certifikim i cili behet sipas praktikave me te mira boterore qe finalizohen me akreditimin e ketyre spitaleve.

Pikerisht sistemi i akreditimit dhe certifikimit te spitaleve ne Turqi, beri qe jo vetem te garantonte pacientet e huaj, por edhe institutet e sigurimeve qe mbeshtesnin dhe inkurajonin pacientete tyre te shkonin ne Turqi per shkak te kostove me te uleta te ketij sherbimi krahasur me te njejtin standart trajtimi ne Gjermani apo vende te tjera te zhvilluara.

Strategjia funksionoi pasi u vu ne zbatim ne menyre rigoroze dhe ajo po kthehet ne nje vend shume atraktiv per turizmin shendeesor.

Se dyti, pse jo Shqiperia….Ne kohen qe une kam sherbyer ne Ministrine e e Shendetesise kam qene antar i Task Forces per reformen ne shendetesi te drejtuar nga Kryeministri Berisha. Pikerisht thelbi i kesaj reforme konsistonte, se pari ne pergatitjen e protokolleve te trajtimit spitalor, se dyti kostifikimin e ketyre sherbimeve, se treti identifikimin e kapaciteteve spitalore, se katerti akreditimin e ketyre spitaleve nga ana e Agjencise se ngritur per kete qellim.

Mund tju them me bindje se nga ana e kryeministrit Berisha kishte nje vullnet dhe qartesi te plote per ta cuar kete proces deri ne fund, por ai nuk pati rezultatet e duhura me perjashtim te pergatitjes se 100 e ca protokolleve shendetesore dhe ky process u zvarit dhe me vone u nderpre perfundimisht…

Cilet ishin per mua ato ‘forca” kundershtuese te ketij procesi. Ne gjykimin tim ishin dy. Se pari kshte nje rezistence te madhe nga shefat e sherbimeve perkatese te sistemit spitalor universitar (terciar). Pasi ata deshironin te mbanin statukuone ekzistuese te ketij sistemi, pasi ne kete menyre ata ndjehesh “boset” e ketij sherbimi. Procesi i akreditimit te ketij sherbimi do ti bente ata thjesht nenpunes dhe pjese te zinxhirit shendetesor dhe jo “Zot” te ketij sherbimi.

Se dyti, mendoj qe ne ate periudhe qe une kam sherbyer ka patur nje rivalitet “obskur” ndermjet drejtuesve te Ministrise se Shendtesise dhe Institutit te Sisgurimeve Shendetesore, gje qe pengoj mjaft kete process vecanarisht ate te kostimit te sherbimit shendetesor jo sipas kostos historike por sipas protokolleve te sherbimit.

Pas vitit 2013, tashme e dime te gjithe qe me strategjite PPP ne shendetesi si ato te check up-it apo sterilizimit, shendetesia ne Shqiperi shkoj edhe 20 vjet mbrapa, gje qe po i detyron shqiptaret ne disa raste te mos arrijne gjalle as tek dera e avionit duke nxituar te kapin charterin per ne Turqi.

Share: