Home KRYESORE Artan Hoxha publikon fotot e Ramës dhe Metës me subjektet e OFL-së

Artan Hoxha publikon fotot e Ramës dhe Metës me subjektet e OFL-së

Kryeministri Rama dhe presidenti Meta janë përfshirë muajt e fundit në një luftë akuzash ndaj njëri-tjetrit të cilat kanë përfshirë edhe pretendimet nga të dyja palët se janë takuar me subjekte të Operacionit Forca e Ligjit.

Por sipas gazetarit Artan Hoxha ata janë takuar të dy me subjektet e OFL-së dhe ka publikuar foto të këtyre momenteve.

Në një postim në “Facebook”, Hoxha shkruan se kryeministiri dhe presidenti jo vetëm janë takuar por edhe kanë ngrënë e kanë pirë me ta.

“Në vend t’u çojne formularin e operacionit forca e ligjit “Objekteve”, qe drejtojne shtetin, ua çojne subjekteve të OFL-se, qe paguajne edhe drekat e darkat, edhe shpenzimet e fushatave elektorale….”, shkruan Hoxha duke postuar më poshtë një foto të kryeministrit Rama me subjektin e OFL-së, Ardian Çapja dhe të presidentit Meta me Altin Hajrin dhe Xhevdet Troplinin.

Statusi i plotë i gazetarit Artan Hoxha

S’kanë faj subjektet e OFL, por OBJEKTET në krye te shtetit, që hanë e pinë me ta…

Kane dy jave, qe dy “objektet” kryesore ne krye te shtetit, presidenti i Republikes dhe kryeministri, po konfliktohen me njeri-tjetrin, se kush me shume e kush me pak, eshte takuar neper skuta me subjekte te OFL(Operacioni Forca e Ligjit).

Në pamje te pare, duket nje beteje parimore, mes dy shtetareve, qe jane gati të japin edhe “jeten” për zbatimin e ligjit.

Nese e keni harruar zoterinj udheheqes te ketij shteti,

ju jo vetem jeni takuar neper skuta te erreta me subjekte të OFL-se,

por jeni takuar haptazi,

keni ngrene e keni pire me ta,

keni kercyer e kenduar,

madje keni pozuar si super star me subjektet e OFL-se…

Prandaj zoterinj udheheqes mos u ankoni, sepse sebashku keni 8 vite, qe e qeverisni kete vend, njeri 8 vite kryeminister, e tjetri 4 vite kryetar parlamenti e 4 vite president.

Pastaj beni sikur ziheni, sa here fillon fushata elektorale, per t’i hedhur hi syve te popullit.

Nuk jane problem subjektet e OFL-se, ata i dime dhe i njohim me kohe, problem jane “Objektet”, te cilet rrine me subjektet e OFL-se, duke u siguruar mbrojtje dhe paprekshmeri….

Në vend t’u çojne formularin e operacionit forca e ligjit “Objekteve”, qe drejtojne shtetin, ua çojne subjekteve të OFL-se, qe paguajne edhe drekat e darkat, edhe shpenzimet e fushatave elektorale….

Në foto:

Kryeministri Rama me subjektin e OFL, A.Çapja në ambjentet e hotelit të tij.

Presidenti Meta, ne dreke “pune” me subjektet e OFL-se, A.Hajri dhe Xh.Troplini…

Si dhe lajmet, kur OFL, u ka çuar formularin subjekteve të mesiperme….

/Opinion.al

Share: