Home KRYESORE Të shtëna me armë në qendër të Vjenës, raportohen viktima dhe të...

Të shtëna me armë në qendër të Vjenës, raportohen viktima dhe të plagosur

Disa njerëz janë plagosur në qendrën e Vjenës pas disa të shtënave me armë zjarri.

Mediat vendase raportojnë se sulmi ka ndodhur pranë një sinagoge.

“Të shtëna në distriktin e e Brendshëm të Qytetit- ka persona të plagosur – qëndroni larg nga të gjitha vendet publike ose transporti publik,” tha policia në Twitter.

Redaktori i gazetës Falter tha se një person ishte vrarë, duke cituar ministrinë e brendshme, e cila nuk ishte menjëherë në dispozicion për koment, raporton The Guardian.

“Ka disa persona të plagosur,” tha policia në Twitter. “Ne jemi në terren me të gjitha forcat në dispozicion. Ju lutemi shmangni të gjitha sheshet publike në qytet ”.

Transmetuesi publik austriak ORF citoi dëshmitarët të thoshin se disa të shtëna u qëlluan menjëherë pas orës 8 pasdite. Operacioni policor po zhvillohej në qendër të Vjenës, afër lumit Danub./ Opinion.al

Share: