Home KRYESORE Basha: Në 24 orë kam parë sa i kolapsuar është sistemi shëndetësor!

Basha: Në 24 orë kam parë sa i kolapsuar është sistemi shëndetësor!

Në një komunikim me gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se ka ndjekur situatën e koronavirusit në vend. Ai u shpreh se u angazhuar me 4 raste të afërmish me COVID.

“Që të marrësh informacion të vërtetë se në c’gradë është infeksioni, duhet së paku gjysmë dite, pasi ke rezultuar pozitiv për të marrë protokollin e duhur. në të katër rastet që kam ndjekur, tamponimi as që bëhet fjalë nga instancat shtetërore. 4 raste vetëm në 24 orë. Dhe po të shohim shifrat e shpallura ditën e djeshme, kanë përpjekje për të fshehur tendencën rritëse. Janë raportuar vetëm 319 raste të reja, dhe kjo shifër nuk përfshin rastet e reja që as nuk tamponohen e as nuk deklarohen. Dje iu lexova një mesazh nga një zotëri në Korcë, që thoshte se iu deshën 10 ditë për të bërë tamponin ndërsa bashkëshortes ia kanë refuzuar. E gjitha kjo është përgjegjësi e një njeriu të vetëm që sërish refuzon të hedhë 4 hapa minimal. refuzon të rrisë nr e testimeve, me rritjen e numrin do të mund edhe të evidentojmë të infektuarit mes nesh, dhe pasi ti evidetojmë të marrim masa për të ndërprerë zinxhirin. Kjo mban kurbën nën kontroll. Mungesa e testimeve, përpjekje e qëllimshme për të fshehur të vërtetën. Thanë që nuk kanë mundësi të kryejnë tampone të dyta.

Shifrat e raportuara, nuk përfshijnë me qindra raste që as nuk testohen, as nuk kurohen nga sistemi shëndetësor. Refuzimi i organizuar i testimit të të sëmurëve, përgjegjësi personale e Edi Ramës. Nuk ka mjaftueshëm tamponime. Numri i vdekjeve reale është më i lartë se shifrat e raportuara. Nuk kanë marrë asnjë masë. Bëjnë numrin më të ulët të testimeve në Ballkan dhe Europë. Pjesa dërrmuese e qytetarëve nuk përballojnë dot çmimet e larta të ilaçeve. E gjitha kjo bëhet jo për të kursyer lekët e qytetarëve. Pse nuk rrit numrin e infektimeve. Pse nuk paguan si çdo vend tjetër. Refuzon të përgjigjet pse hap para kamerave disa herë spitalin COVID 3 dhe nuk e hap asnjë ditë për pacientët. Në kohë pandemie vazhdon të vjedhë taksat e shqiptarëve dhe tani vendos që të seleksionojë pacientët që do të trajtohen. Ku e gjen këtë të drejtë. Nuk ka asnjë justifikim tjetër për këtë kolaps. Sot duhet me urgjencë të merren masat që sistemi të mos kolapsohet. Të gjitha spitalet duhet të kenë mbrojtjen dhe të jenë të pajisur me mjetet e nevojshme. Duhet rimbursimi i plotë i paketës së ilaçeve. Sot kam një thirrje për të” – tha Basha.

Top Channel

Share: