Home I pakategorizuar Basha: Rama cicëron gënjeshtra ndërsa vendi po thyen rekorde infeksionesh

Basha: Rama cicëron gënjeshtra ndërsa vendi po thyen rekorde infeksionesh

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka cilësuar gënjeshtra dhe sulme politike reagimet në Twitter të kryeministrit Rama ndaj tij.

Ai shkruan në Twitter se nëse kryeministri Rama do të investonte kohën në shërbim të qytetarëve do të kishte më pak viktima nga pandemia.

Basha ka postuar edhe një grafik që tregon rritjen e numrit të viktimave nga fillimi i pandemisë në vend. Aty shihet se si pas muajit korrik numri i jetëve të humbura nga COVID-19 në vendin tonë është rritur në mënyrë shumë më të shpejtë në krahasim me muajt paraardhës.

Nëse Rama do kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve në vend që të cicëronte gënjeshtra kundër meje, mbase do të kishte arritur të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid-19 sot. Ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërine me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit!”, shkruan Basha. /Opinion.al

Share: