Home Gjeo-Ekonomia Biden kërkon unitet! Fjalimi pas fitores ndaj Trump-it: Covid-19, do krijoj një...

Biden kërkon unitet! Fjalimi pas fitores ndaj Trump-it: Covid-19, do krijoj një task forcë me shkencëtarë…

“Shpërndajeni ngado. Shpërndani besimin. Zoti ju do të gjithëve. Zoti e bekoftë Amerikën. Faleminderit. Faleminderit”, u shpreh Biden.

Demokrati Joe Biden kërkoi unitet dhe premtoi një ditë të re për Amerikën në fjalimin e parë të tij në shkallë kombëtare, që kur ai fitoi zgjedhjet e tensionuara në vend dhe i dha fund erës së trazuar të Donald Trump-it.

“E kam thënë që nga fillimi, unë doja që kjo fushatë të përfaqësonte Amerikën, dhe ne e kemi bërë këtë. Tani, unë dua që kështu të duket edhe administrata. Dhe atyre që votuan për presidentin Trump, u them: e kuptoj zhgënjimin tuaj. Unë vetë kam humbur disa palë zgjedhje. Por tani, le ti japim njëri tjetrit një shans”, u shpreh ai.

Kështu, në vend që të shfaqej triumfues, Biden e vendosi më shumë theksin te ndryshimi i zemrave në një vend të ndarë mes demokratëve dhe republikanëve.

Duke premtuar se nuk do të ndante por do të bashkonte, Biden iu drejtua mbështetësve të Trump duke deklaruar se ata nuk janë armiqtë tanë, ata janë amerikanë.

“Unë jam një demokrat krenar. Por unë do të qeveris si një president amerikan. Unë do të punoj shumë për ata që nuk votuan për mua dhe për ata që votuan. Le të bëjmë që kjo erë e zymtë e demonizimit në Amerikë të përfundojë këtu, tani”.

E duke shkuar akoma më tej, Biden tha se do ta bënte Amerikën të respektuar në botë sërish, një referencë kjo ndaj shkëputjes së lidhjeve tradicionale diplomatike nga Trump.

“Sot e gjithë bota po shikon Amerikën. Unë besoj se Amerika është shtylla e globit. Dhe ne udhëheqim jo vetëm përmes shembullit të fuqisë sonë, por përmes fuqisë së shembujve tonë. Unë e kam besuar gjithnjë këtë. Gjithnjë kam thënë se mund ta përcaktojmë Amerikën, me një fjalë të vetme: mundësi…”

Duke folur për koronavirusin, që ka vrarë më shumë se 237 mijë amerikanë nën lidershipin plot gabime të Trump, Biden tha se do të krijonte një task forcë me shkencëtarë të njohur që nga e hëna. Biden, që është aktualisht 77 vjeç, dhe do të mbushë 78 këtë muaj, do të jetë personi më i moshuar që do të bëhet president kur të marrë postin më 20 janar.

Top Channel

Share: