📌 Banorë të fshatit Çellopek (Maqedoni e Veriut), prej nga e kanë origjinën prindërit e të dyshuarit si terrorist, Kujtim Fejzullai, thonë se nuk kanë qenë me pikëpamje ekstremiste, por i riu mund të jetë indoktrinuar nga rrethi ku është rritur në Vjenë.
👉 Policia e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se autoritetet policore austriake përmes EUROPOL-it kanë kërkuar informacion dhe bashkëpunim lidhur me rastin dhe se Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar pranë MPB-së (në Shkup) është përgjigjur menjëherë pozitivisht. Por, autoritetet në Shkup thonë se nuk kanë ndonjë dosje mbi aktivitetin e Kujtim Fejzullait.
👉 Ndërkohë, një nga viktimat e aktit terrorist në Vjenë mësohet të jetë një shqiptar me origjinë nga Veleshta e Strugës. Media lokale shkruan se Nexhip Vrenezi, 21-vjeçar të jetë vrarë në sulmet e së hënës në kryeqytetin austriak.