Home KRYESORE COVID – 19 : Me shume siguri “loja e fituar” apo ”...

COVID – 19 : Me shume siguri “loja e fituar” apo ” jeta e humbur” ?!

Nga Nini Dede

Ne harkun kohor te pothuajse nje viti nga alarmi i pandemise COVID-19, patem nje intensitet zhvillimesh e ngjarjesh qe nga ato shkencore e mjekesore, dhe deri tek ato ekonomike, politike e sociale te jetes se perditshme.

U njohem me mijera studime shkencore ne fushen e mjekesise te cilat here u hodhen poshte nga disa studime te tjera, dhe keto te fundit po ashtu nga disa te tjera, duke i perngjasuar ne fakt nje vargu numrash brenda nje numri iracional qe nuk i dihet fundi…

Te njejtin fat pesuan edhe masat e herepashershme te OBSH-se, te recituara bukur nga eksperte te shendetesise ne mbare boten, por edhe nga personalitete te ekonomise, polotikes dhe deri te “Show biz”-it, ku theksohej se here maskat te mbronin dhe here nuk kishin vlere, here te mbronin 100% dhe here te tjera perqindja e mbrojtjes varionte nga lloji i maskes.

A thua se maskat u zbuluan per here te pare ne pandemine e COVID -19, apo te Gripit Spanjoll?!

Disa sensacionalizuan me teori konspirative duke kenaqur oreksin e pangopur komercial te natyres kureshtare dhe hipotetike njerezore, kurse disa te tjere me te guximshem kenaqen natyren ngushelluese se ” te gjithe do ta kalojme”.

Por ku jemi sot? Mos ndoshta jemi ende ne piken zero?

Bejme sikur vete ne, njerezimi i mbare botes, po menaxhojme ne menyre spektakolare duke vendosur sanksione e gjoba, vazhdimesine e jetes qe Zoti na e dhuroi sa e sa miliarda vite me pare!

Themi here prek ne fatalitet vetem te moshuarit dhe ata me semundje kronike, e here te gjithe pa perjashtim, perfshire edhe femijet dhe grate shtatzana ; here te kap vetem njehere dhe le imunitet qelizor dhe jo humoral, e here te kap me shume se nje here, ; here duke thene se heren e dyte ( apo edhe te 3-te, apo te n-te nese do te dalin studime ne vazhdim) te kap me lehte deri asimptomatik, here duke thene se jep fatalitet nga koagulimi i gjakut edhe pse asimptomatik. ( kur ne fakt ende cdo gje eshte mistike dhe e pavertetuar)

Asgje nga keto me siper ,ne momentin qe flasim, ne gjykimin tim personal nuk ka vlere! As fshehja e vdekjeve per te menaxhuar panikun, as mbivleresimi i tyre per te trembur, dhe as shpresa e shpetimit nga vaksina sikunder edhe konspiracioni i demshem i mosberjes se saj.

Vazhdoj t’i meshoj ndergjegjesimit te brendshem shpirteror te qenies njerezore se jeta eshte nje dhurate teper e cmuar qe te jepet vetem nje here.

Cdokush nga ne, vazhdon te shohe ne jeten e perditshme grumbuj njerezish pa maska, qe bejne muhabet kenaqshem duke qeshur ( ne distanca te aferta) apo takime miqsh ne rruge qe pershendeten sipas tradites rajonale te origjines,duke u puthur nga 2-3 here ne secilen faqe.

Mendoj se kjo nuk meriton te quhet as dashuri, as respekt, as trimeri e as “siklet” ( per situaten aktuale qe po jetojme)! Madje as nje loje apo ” video-game” sic e shohin disa, ku ne paralelizem me hallkat apo “stage”-t dhe ” jetet e lojes”, vendosim perkatesisht valet ( vala 1, 2…) e pandemise dhe numrin e hereve qe jemi sheruar pasi jemi infektuar.

Kjo jo sepse dikush do mund t’i shpetoje perballjes me ekranin e kesaj loje “video-game”, por sepse do te ishte ideale te mos filloje fare te luaje me te.

Madje ne rastin me te keq te perfshirjes ne te padashje, kurseji ” jetet e tua ” te infektimit, perpara se te shohesh ne ekran te shkruar me te zeza :

“GAME OVER”
Loja mbaroi.

Nini Dede
20 Nentor 2020.

Share: