Home Gjeo-Ekonomia Demokracia mund të dështojë kudo, madje edhe në Amerikë

Demokracia mund të dështojë kudo, madje edhe në Amerikë

Nga Gideon Rachman “The Financial Times”

Shtetet e Bashkuara janë lavdëruar prej kohësh me titullin “udhëheqëse e botës së lirë”. Zgjedhjet presidenciale amerikane, ishin shembulli më i qartë i demokracisë në veprim. Por ne jemi gati të dëshmojmë një Natë Zgjedhore si asnjë tjetër më parë.

Njerëzit në mbarë botën do të ndjekin më vëmendje jo vetëm numërimin e votave, por me çdo shenjë se rezultatet do të kontestohen në gjykatë ose në rrugë. Dështimi i demokracisë është diçka që shumica e amerikanëve mendojnë se mund të ndodhë vetëm në vende të tjera.

Por demokracitë mund të dështojnë kudo. Leksionet e dhimbshme të nxjerra nga përpjekjet herë të suksesshme dhe herë jo të SHBA-së në“promovimin e demokracisë” jashtë vendit, mund të zbatohen edhe për Shtetet e Bashkuara.

Një nga idetë e zakonshme, është se demokracia ka të bëjë më shumë sesa vetëm me procesin e votimit. Edhe nëse rezultati i zgjedhjeve nuk do të deformohet, demokracia kërkon gjithashtu një media të lirë, një administratë civile efektive, gjykata të pavarura, një kornizë të sigurt kushtetuese, dhe ndoshta më e rëndësishmja nga të gjitha një kulturë demokratike, në të cilën humbësit e zgjedhjeve e pranojnë humbjen.

Të gjitha këto gjëra në SHBA merreshin më parë si të mirëqena. Por sot ndoshta jo më. Gatishmëria e Donald Trumpit për të pranuar humbjen mundshme, është qartazi në dyshim. Presidenti ka sugjeruar në mënyrë të përsëritur, se nuk do të pranojë një rezultat që ai e konsideron “të manipuluar”.

Shumë demokratë besojnë se ankesat e zotit Trump, janë thjesht një alibi për planet e tij

për t’i vjedhur zgjedhjet.Të flasësh për zgjedhje të manipuluara ose të vjedhura është e rrezikshme. Siç e tregon edhe përvoja e fundit në Bjellorusi, nëse miliona njerëz besojnë se zgjedhjet janë mashtruese, ata mund të dalin në rrugë, duke çuar në një paralizë sociale apo edhe dhunë politike.

Zemërimi ndaj zgjedhje vetë vjedhura, është një nga arsyet pse bien demokracitë. Por nëse kostot e humbjes duken shumë të larta, atëherë gatishmëria për ta pranuar humbjen – edhe nëse votimi është i drejtë – mund të zhduket. Si republikanët ashtu edhe demokratët flasin ndonjëherë në një formë të tillë sikur në këto zgjedhje në lojë është mbijetesa e SHBA-së, ose e komuniteteve që ata përfaqësojnë.

Disa republikanë të vjetër,kanë filluar ta thonë me zë të lartë se mbijetesa e vlerave dhe sistemit që ata çmojnë, është më e rëndësishme se vetë demokracia. Senatori Majk Li nga Utah, shkroi kohët e fundit në Twitter:“Qëllimi nuk është demokracia, por liria, paqja dhe prosperiteti. Ne duam që kushtet e jetesës sënjerëzve të përmirësohen. Demokracia mund ta pengojë ndonjëherë këtë gjë”.

Duke parë ngjarjet që janë duke u zhvilluar kohët e fundit, disa diplomatë amerikanë

kanë frikë se patologjitë politike që dikur mendonin se ishin të kufizuara tek demokracitë e dështuara jashtë shtetit, po shfaqen në shtëpi. Filip Gordon, një zyrtar i lartë në administratën e Barak Obamës, kujton përpjekjen për të bindur gjeneralët egjiptianë dhe zyrtarët e Vëllazërisë Myslimane që të bashkëjetonin brenda të njëjtit sistem politik.

Ai u kundërshtua. Të dyja palët në Egjipt e shihnin njëra-tjetrën si një kërcënim ekzistencial, që duhet mundur me çdo kusht dhe me çdo mjet të nevojshëm. Tani Gordon druhet se e njëjta logjikë e “fituesit që i rrëmben të gjitha” po e minon demokracinë amerikane.

Edhe më shqetësues, është fakti që edhe hapi më i thjeshtë në proces – vetë votimi – duket i rrëmujshëm. Njerëzit në mbarë  SHBA-në janë detyruar të qëndrojnë në radhë për orë të tëra për të votuar herët. Në disa shtete, partia Republikane e ka bërë votimin qëllimisht më të vështirë, sidomos për pakicat racore.

Rregullat e ndryshme shtetërore rreth mënyrës se si njerëzit mund të votojnë – dhe si numërohen ato vota – është një recetë për kaosin. Pretendimet e përsëritura të Trumpit se fletëvotimet me postë janë të rrezikuara të manipulohen krijon terrenin për ta kundërshtuar rezultatin përfundimtar.

Prandaj është plotësisht e mundur që ashtu si në vitin 2000, rezultati i zgjedhjeve të përfundojë duke u shpallur nga Gjykata e Lartë. Ky skenar, nënvizon rëndësinë thelbësore që ka një gjyqësor i pavarur në një sistem demokratik. Por nxitimi i dukshëm për të miratuar

një gjykatëse të re ultra-konservatore, Emi Barret, në Gjykatën e Lartë pak ditë para zgjedhjeve, shton rrezikun që organi më i lartë gjyqësor i vendit të duket si një instrument tjetër i politikës partiake.

Trump ka lënë të kuptohet se shpreson që zonja Barret të marrë ndonjë vendim mbi zgjedhjet në favor të tij.Në vitin 2000, kandidati demokratAl Gor, ishte përgatitur të pranonte një vendim të Gjykatës së Lartë 5-4 kundër tij, dhe në favor të republikanit Xhorxh W.Bush.

Nuk pati protesta të konsiderueshme publike. Por duket se nuk ka gjasa që demokratët të pranojnë pasivisht një tjetër humbje të shkaktuar nga gjykata, nëse i konsiderojnë ankesat e republikanëve si false dhe gjykatën si “të kapur”.

Zemërimi i Partisë Demokratike do të ishte më i theksuar nëse Trump do të humbiste votën  popullore, por do të fitonte një mandat të dytë përmes Kolegjit Zgjedhor, që i llogarit votat shtet pas shteti. Ky sistem, që dikur dukej si i tepër i mirë, tanimë duket gjithnjë e më shumë si një mekanizëm që ndëshkon shumicën.

Kombinojeni këtë me përfaqësimin e tepërt të shteteve të vogla me prirje republikane në Senat -organ që nga ana e tij konfirmon gjykatësit e Gjykatës së Lartë – dhe keni një recetë për një krizë legjitimiteti të demokracisë amerikane.Çdo zhvillim i tillë do të ishte gjithashtu një krizë e thellë për aleatët dhe admiruesit e SHBA-së.

Pretendimi i këtij vendi se është“udhëheqës i botës së lirë” nuk është vetëm një vetë-lavdërim vanitoz. Demokracitë e botës shohin nga SHBA për mbështetje, udhëheqje dhe frymëzim.Kur përpjekjet për promovimin e demokracisë dështojnë në Egjipt ose Irak, kjo është një tragjedi për vendin në fjalë. Por nëse dështon demokracia në SHBA, kjo do të ishte një tragjedi globale.

Perktheu: Alket Goce-abcnews.al

Share: