Dy gurë me një zog!
Nga Ledi Shamku Shkreli
- Emilia-Romagna është ende zonë e verdhë. As portokalli e as e kuqe. Vende në terapi intensive ka! I kerkuan 471, i beri. E tani po ben 700. Edhe personel ka. Edhe baret e restorantet mbyllen në 18.00 – pra në 6 pasdite!!! Edhe ndalim qarkullimi pas orës 22.00. Edhe shkollat mbyllur. Edhe banorët i ka me pergjegjshmeri te larte qytetare. Nuk shoh askend pa maske. Megjithatë mjekët këtu sugjerojnë lockdown. Jane te qete, nuk kane alarm. Por thone lockdown per te shpetiar jete dhe pasoja jete.
- Isha ne aeroportin e Bolognas para do ditesh. Prisja njerez. Jashte te dera, te vetmit pa maske, apo me maske te kacavarur ishin shqipot. Qe i hidheshin ne qafë njeri-tjetrit si babuina e gati me kercenin ne preher. Edhe uleshin aty ku shenja e ndalimit ishte e qarte per shkak te distances. U kerkova me miresjellje te ngrenin mire maskat dhe te largoheshin. U zgerdhine. E ngrita zërin, prapë u babuinosën. Mund te largohesha une, por s’desha; mjaft kam ikur nga e keqja!!!
U ngrita te lajmeroja personelin, pa thene asnje fjale. Gjoba eshte nga 400 euro deri ne 1000 euro, plus denoncim. U sistemuan me vrap. Pse mor mileti im, pse? Pse e do vetem me të keq? Pse njeh vetem shkopin e jo arsyen?!
Dhe pastaj ankohen shqipot e mi per masa!!! O masa o përmasa, njerez! Se kur s’ke ndjenjen e masës, do durosh masat!!!