Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas deklaratës së Vuçiç që paralelizonte luftën në Nagorno-Karabakh mes Azerbajxhanit dhe Armenisë me atë mes Kosovës e Serbisë.
Vuçiç tha tekstualisht se ”Është më mirë që ta arrijmë më herët sesa vonë. Në të kundërtën mund të na ndodhë ndonjë konflikt”, duke iu referuar luftës në Nagorno-Karabakh.
Osmani kërkon nga NATO dhe BE që t’i përgjigjen këtij kërcënimi për luftë të dhunshme, të bërë pikërisht nga homologu i saj Vuçiç.
”Unë pres që Bashkimi Evropian dhe NATO t’i përgjigjen këtij kërcënimi për një luftë të dhunshme, të bërë nga Vucic.”- tha Osmani.
(BalkanWeb)