Pas më shumë se 4 muajsh pas ngjarjes së rëndë që shokoi mbarë opinionin publik, Blerta Josifi, rrëfeu në “Shqipëria Live” në Top Channel tragjedinë e madhe, ku humbën jetën nëna dhe motra e saj, Zhaneta dhe Anisa.
Blerta tregoi çaste nga e kaluara e saj në Përmet, si dhe atë se çfarë bën tani, pasi humbi nënën dhe motrën.
Pjesë nga intervista për “Shqipëria Live”
Blerta si është dita jote tani?
Blerta: Dita është normale, dal, jam me të afërmit e mi, po kërkoj për një punë
Po periudha e spitalit?
U gjenda mes njerëzish që u kujdesen mirë për mua, ndenja rreth një muaj në spital, tani vazhdoj akoma me kurim.
Dita ime tani, bëj punë shtëpie, rri me të afërmit, po mësoj anglishten.
Çfarë kujton nga e kaluara?
Ne kemi qenë vajza të gëzuara, e donim jetën, çfarë ndodhi më pas ishte fatkeqësi. Me kishën u lidhëm 13-14 vjeç, kemi pasur përkushtim të madh, e kishim marrë seriozisht, nuk shkonim sa për të kaluar kohë. Pastori i kishës ungjëllore në Përmet dhe të tjerë si dhe shoqja ime e ngushtë ishim një grup i mirë.
Kur erdhët në Tiranë?
Isha 18 vjec, kur humbëm babin, këtu nuk na pëlqeu, Tirana kishte shumë zhurmë, edhe këtu shkuam në kishë ungjëllore. Unë tani bëj 20 vjet si besimtare që në vitin 2001. Ne u izoluam se do donim të ndiqnim besimin për pak kohë.
Kujtojmë se më datë 2 korrik, në një banesë në zonën e Kombinatit u gjetën të pajeta nënë e bijë, Anisa dhe Zhaneta Josifi, ndërsa e mbijetuara e vetme ishte vajza tjetër Blerta Josifi.
Viktimat kishin humbur jetën pas ditëve të tëra pa u ushqyer, me arsyen për t’u ringjallur. Anisa kishte 15 muaj që kishte ndërruar jetë, ndërsa për trupin e saj ishin kujdesur që të mos dekompozohej motra dhe nëna, duke e lyer me vaj dhe me vendosjen e një ventilatori që largonte erën e rëndë.
Ndërsa Zhaneta Josifi kishte ndërruar jetë nga mosushqyerja vetëm 2 ditë para se të zbulohej tragjedia.FOTO GALERI1/5
Top Channel