Një 72-vjeçari të infektuar me COVID-19 i ka plasur bombola e oksigjenit në banesë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në banesën e shtetasit M. N., 72 vjeç, në bulevardin “Bajram Curri”.
72-vjeçari është transportuar në spital me ambulancë për mjekim të specializuar. ndërkohë që policia njofton se nga plasja e bombolës nuk kanë mbetur të dëmtuar persona të tjerë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kohët e fundit mjekët kanë rekomanduar që pacientët me COVID-19 të mos e marrin oksigjenin në banesë./Opinion.al