Nga Eva Idrizllari
U gjet filmimi privat ne lidhje me nje situate te krijuar me Andi Lilen, qe Lulzim Basha te dale dhe te jape nje deklarate publike. 😅 E si te mos qeshesh me keto manovra te propagandes, per ta nxjerre Bashen nga sikleti i ketyre diteve, mbi nje akuze (e stisur, ose jo) per zhdukjen e videos se masakres se Krushes (kur Basha punonte ne UMNIK).
Andi Lila eshte nje emer i njohur i futbollit, i cili fale talentit dhe punes se tij individuale meriton respekt per kontributin e dhene. Por, rasti i videos qe e perfshin, duket qartazi qe eshte servirur per propagande per te hequr vemendjen e opinionit publik nga vija e propagandes se “Rilindjes” per videon e Krushes.
Pra, shqiptareve iu serviret nje loje meskine e organizuar nga makinerite e propagandes te dy kampeve qesharake politike: “Rilindjes” dhe “Republikes se Re”.
Lulzim Basha si kryetar i PD-se dhe lider “i vetequajtur” i Opozites (duke aspiruar postin e kryeministrit), ajo çfare i detyrohet, realisht moralisht, partise qe drejton dhe aleateve te tij politike, mbi te gjitha elektoratit te demokrateve dhe shqiptareve qe do iu kerkoje voten, eshte se duhet te mbroje veten e tij ndaj akuzave qe i kane ngarkuar kundershtaret e tij (sidoqofshin ato, te bazuara apo shpifje). Publikisht, i vetmi veprim i tij me pergjegjesi qe i takon te beje, eshte te sqaroje opinionin publik (me ze dhe figure), dhe jo duke perdorur vetem makinen e propagandes se tij, apo mediave afer tij, per ta mbrojtur nga kundershtaret e paskrupullt.
Por Basha ben te kunderten, ai bie ne “lojen” e Rames, i cili e nxjerr ate si nje lider te dobet, te kompleksuar dhe pa kurajo, per t’u perballur ndaj sfidave politike.
Lulzim Basha ne vend qe te mbroje vetveten nga “Babalja” e videos se Krushes, vazhdon ‘lojen” e videove te kundershtarit te tij, duke treguar mungese morali dhe duke u bere pjese “e lojerave” te shemtuara politike, ashtu si kundershtaret e tij.
Barrikadat qesharake te dy fronteve “Rilindjes” dhe “Republikes se Re” deshmojne se, sa pa shprese eshte e ardhmja e Shqiperise nga ky lloj i politikes se ulet, te paskrupullt, ne mungese te alternativave.
Jeni “faqja e zeze” e ketij vendi, te dy kampet. “Lojrat” tuaja politike me video jane “fytyra e shemtuar” e politikes tuaj.