Home KRYESORE Ish luftëtari i UÇK nga burgu: 21 vite serbia ka punuar kundër...

Ish luftëtari i UÇK nga burgu: 21 vite serbia ka punuar kundër Kosovës,ndërsa ju politikanë, 21 vite keni punuar kundër njëri tjetrit!

Nga Deme Shehu

Tani qenkeni zgjuar nga gjumi letargjik dhe iu paska ra ndërmend që ta padisni serbinë për krime lufte dhe gjenocid.

21 vite serbia ka punuar kundër Kosovës,ndërsa ju politikanë,21 vite keni punuar kundër njëri tjetrit ,vëllau kundër vëllaut!

Gjatë gjithë këtyre viteve,nuk keni pas kohë të merreni me serbinë,por si ta kullotni vendin,kush më pakë e kush më shumë.

Kosova ka lind që 12 vite,dhe është pothuajse si një fëmij 12 vjeç!
Çfarë mund të presësh nga një fëmij 12 vjeç?

Për këtë fëmij 12 vjeç,duhej të kujdeseshim që nga lindja e tij,duhej ta ushqenim,të përkujdeseshim për të, në të gjitha format e mundshme e të pamundshme,duhej ta pastronim e ta veshëmbathnim, e të investonim shpirtërisht që të rritej shëndetshëm,por jo,politikanët tanë me vetëdije ia thanë SHNETËN!

Parësore për ju ka qënë lufta kundër njëri tjetrit,kush, kënd po e linçon më tepër.

Nuk keni pas kohë për tu marrë me kriminelët serbë dhe krimet monstruoze që serbia i ka bërë ndaj Shqiptarëve dhe njëzëri të kërkonit nga OKB dhe BE ,krijimin e një tribunali ndërkombëtar për t’i vënë para drejtësisë kriminelët serbë!

Hapni sytë dhe mendjen sa nuk është bërë vonë,sepse vendi ynë kurrë më keq nuk i ka patur punët!

Kosovës i duhet një qeveri e unitetit kombëtar,jo ndasi dhe urrejtje në mes të subjekteve politike,sepse gjitha kjo ndasi e subjekteve politike,ndikon te ndasia e popullit tonë,që shajnë e ofendojnë pa vetëdije dhe pa arsye njëri tjetrin.

Duhet ta respektoni të menduarit ndryshe dhe rivalet e poltikës mos t’i shikoni si armiq,por,kritikat ,këshillat dhe sygjerimet e shëndosha, t’ia pranoni njëri tjetrit.

Të gjitha subjektet politike janë të Kosovës dhe të gjithë e duan Kosovën të përparuar dhe një vend të lirë e demokratik.

Kush thërret në përqarje në këto ditë,të cilat janë ditët më të vështira për vendin tonë,nuk mund të quhet ndryshe,përveçse Armik i Kosovës.

Zoti e ruajt dhe e bekoftë popullin tonë dhe të gjithë Çlirimtarët e Kosovës dhe uroj që t’iu kthjellet truri politikanëve tanë një herë e përgjithmonë e t’i bashkojnë kokat kundër serbisë fashiste.

Vetëm të bashkuar mund të jemi fitimtarë!

Shenim: Demë Shehu, njëri nga të akuzuarit e Grupit të Kumanovës, ka shkruar këte status publik ne FB

Share: