Home Gjeo-Ekonomia “Jam këtu me pa të drejtë” Fjala emocionuese e Jakup Krasniqit në...

“Jam këtu me pa të drejtë” Fjala emocionuese e Jakup Krasniqit në gjykatë

“Jam këtu me pa të drejtë”. Kështu deklaroi sot para Dhomave Speciale, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi në seancën e tij të parë.

I pyetur nga gjykatësi nëse e ka lexuar aktakuzën dhe nëse ka kuptuar akuzat ndaj tij, Krasniqi tha se ka marrë një variant shqip dhe e ka kuptuar mirë.

Më pas ai mbajti një fjalim ku ndër të tjera tha se kurrë në jetën e tij nuk ka trajtuar njeri më keq se sa është trajtuar ai nga Dhomat Speciale nga ndërtesa e burgut e deri në sallën e gjyqit.

“Unë dua të them dy tre çështje dhe do të përpiqem ti them goxha shkurtër. Së pari; dua të them këtu se unë jam arrestuar më 4 nëntor 2020 në aktakuzë po na quani; ndërmarrje kriminale të përbashkët. Dua të deklaroj sot se; kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm, nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq e as se si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. Kurrë në jetën time. Kurrë s’kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë se nuk ka qenë qëllimi im kështu, në luftën e gjenocidit serb në Kosovë. E ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do të dëshiroja që të isha nën petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli. Jam intelektual dhe jam njeri që politikisht e kam luftuar Serbinë dhe kurre se kam drejtuar gishtin tek popullsia civile. Ju në aktakuzë po mundoheni t’i ndani njerëzit në katolik e mysliman, unë jam shqiptar.”

Ish-kryeparlamentari renditi gjithashtu detyrat që ka mbajtur pas luftës së Kosovës, por nënvizoi se më e rëndësishja ishte ajo për UÇK-në. /Opinion.al

Share: