EULEX në Kosovë ka nisur kontrollet në shtëpinë e ish-presidentit Hashim Thaçi, një ditë pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale.
Forcat e EULEX përveçse kanë kontrolluar në banesën e Thaçit, kanë shkuar dhe në zyrat e PDK-së.
Thaçi dhe Veseli pas konfirmimit të aktakuzave kanë udhëtuar për në Hagë, ku janë vendosur menjëherë në paraburgim.
Ata së bashku me një sërë ish-luftëtarë të tjerë UÇK si Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi akuzohen nga Prokuroria Speciale e Hagës për rreth 100 krime lufte ndaj popullsisë civile gjatë luftës Kosovë-Serbi dhe më pas./ Opinion.al