Home Gjeo-Ekonomia Kosova dhe Italia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim policor

Kosova dhe Italia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim policor

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, gjatë një vizite zyrtare në Itali ka nënshkruar sot një marrëveshje me homologen e tij, Luciana Lamorgese mbi bashkëpunimin policor ndërmjet dy vendeve.

Marrëveshja do të forcojë përpjekjet e përbashkëta në parandalimin dhe luftimin e krimit transnacional, ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

Ministri Veliu ka falënderuar Lamorgese për mbështetjen e vazhdueshme që Italia ka dhënë në shtet-ndërtimin e Kosovës dhe mbështetjen në proceset integruese euro-atlantike.

Ndërsa ministrja italiane vlerësoi lart bashkëpunimin me Kosovën në fushën e sigurisë dhe shprehu gatishmërinë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit në çështje me interes të përbashkët për sigurinë rajonale dhe atë evropiane.

Top Channel

Share: