Home KRYESORE “Kura 1.8 mln lekë, nëna më vdiq”, Basha takon qytetarët që fituan...

“Kura 1.8 mln lekë, nëna më vdiq”, Basha takon qytetarët që fituan betejën me COVID: S’do ishim në këtë situatë nëse pranoheshin propozimet e PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me qytetarë që kanë kaluar koronavirusin, ndërsa ata treguan eksperiencën e tyre. Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat tha se PD ka ofruar zgjidhje me disa propozime. Mes të tjerash Basha tha se nëse këto propozime do të ishin adoptuar, vendi ynë nuk do të ishim këtë situatë.

Në bisedë me shefin e opozitës, qytetarët treguan dramat e tyre në përballjen me virusin. Një sfidë e vështirë ku jo të gjithë kanë arritur të dalin fitimtarë. Histori të dhimbshme të cilat si fajtor vendosin në bankën e të akuzuarve shtetin.

Gjatë bisedës qytetarët i thanë kryetarit të PD se në shumicën e rasteve në mungesë të përgjigjes nga shteti, janë detyruar të gjejnë zgjidhje në spitalet private duke paguar shuma të papërballueshme nga familjet shqiptare.

“Vetëm 30 gjilpëra më kanë kushtuar 1 milion e 800 mijë lekë. Është me të gjitha rregullat nëpërmjet mjekut të familjes që kam marrë. Falë një djali që kam në Angli, me lekët e mija i kam ble, 80 gjilpëra kam bërë në trup, pa lëri kokrrat e të gjitha ilaçet. Asnjë gjë. Të gjitha me lekët e mija”, – thotë qytetari Muharrem Poleshi i cili është përballur me virusin pa asnjë ndihmë nga shteti.

Dramatike është historia e Aldi Gjurbavija i cili krahas përballjes së vështirë personale me virusin, në këtë betejë ka humbur të jëmën e cila atëherë kur mjekët thonin se ishte shëruar e humbi luftën.

“Ne kërkonim një karrocë që ta nxirrnim me karrocë sepse ishte e pafuqishme, ishte dobësu, dhe doktori që e ndiqte doli aty jashtë tha dëgjo: ditën e hënë ne do e nxjerrim, do pak kujdes tek shtëpia, sepse normalisht ka kaluar probleme etj., etj. Ditën e hënë tha është mirë, për një muaj e merr veten dhe bëhet siç ka qenë në fillim. Në rregull, faleminderit. Ditën e hënë ne na marrin në telefon, është shumë rëndë tha doktori, ka kaluar ishemi celebrale, dhe në mëngjes duke u gdhirë e marta, domethënë që u bënë dy javë fiks, ndërroi jetë”.

Kryetari Basha ndërsa bisedoi me dëshmitarët e kësaj pandemie, apeloi edhe njëherë për kujdes, ndërsa i kërkoi qeverisë që të të ndalë vjedhjen dhe dërgimin e taksave në parajsat fiskale por të çojë paratë tek qytetarët, mjekët, infermierët dhe tek shëndetësia që të mos humben më jetë.

“Edhe në kohën kur njerëzit po vdesin nëpër spitale prapë se prapë edhe para disa ditësh vazhdojnë pagesat në thesar për inceneratorin e Elbasanit…

Share: