Home KRYESORE Lokali i famshëm në Berlin fut në “listën e zezë” Angela Merkel

Lokali i famshëm në Berlin fut në “listën e zezë” Angela Merkel

Pas bllokimit të pjesshëm një mujor, kancelarja Angela Merkel dhe zyrtarët e tjerë gjermanë nuk janë të mirëpritur në ‘Standige Vertretung’, një lokal i famshëm në Berlin që shërben për klasën politike. Pronarët shprehën zemërimin për vendimin për të mbyllur pjesërisht aktivitetet me qëllim ngadalësimin e përhapjes së Covid-19.

Përmes një videoje të shpërndarë në facebook, ata thanë se qeveria nuk ka arritur ta përgatisë vendin për valën e dytë të virusit, ndryshe nga shumë restorante duke përfshirë dhe të tyrin, të cilët kanë bërë shumë që nga Prilli për të mbrojtur klientët e tyre.

“Dihet që shumë politikanë vijnë tek ne si mysafirë. Disa nga ata politikanë kanë vendosur dje të mbyllin përsëri bizneset e hotelierisë, për të na ndaluar të bëjmë punët tona. Ne po i shtojmë ata politikanë në listën tonë të zezë menjëherë, ” thanë bashkë-pronarët, Jorn Peter Brinkmann dhe Jan Philipp Bubinger.

Përpos kancelares, ndër zyrtarët e tjerë që nuk do të lejohen janë Zëvendëskancelari Olaf Scholz, Kryetari i Bashkisë së Berlinit Michael Muller, drejtuesi i landit të Bavarisë Markus Soder dhe Senatori për Shëndetësinë Dilek Kolat. /abcnews.al

Share: