Home KRYESORE Maska ka sjellë probleme me shëndetin e gojës, ndiqni këshillat e stomatologut...

Maska ka sjellë probleme me shëndetin e gojës, ndiqni këshillat e stomatologut të njohur

Mbajtja e maskës për shumë kohë në gojë ka sjellë probleme me zgavrën, në dhëmbë dhe aromë të keqe.

Stomatologu Gerry Curatola thotë se derisa jeni duke mbajtur maskën në fytyrë, në gojë përqendrohet dyoksidi i karbonit, i cili krijon ambient thartire.

Për këtë shkak krijohet çekuilibrimi i mikrobiomave orale, sepse në gojët tona jetojnë me qindra e miliarda mikroorganizma të cilët ndikojnë në mënyrën në të cilën trupi ynë nxit shëndetin dhe u përgjigjet sëmundjeve.

“Pa gavër të shëndetshme të gojës rrezikohet edhe shëndeti i trupit. Jemi mësuar që imuniteti ynë është kyç në luftën kundër koronavirusit, pranaj nëse keni proces inflamator në gojë, imuniteti juaj është i ulur”, thotë Curatola dhe thekson që është me rëndësi të kuptohet lidhshmëria e shëndetit të gojës dhe trupit.

Stomatologu thotë që pesë veprime mund të ndihmojnë në krijimin e mikrobiomave të shëndetshme, në zvogëlimin e inflamacionit dhe eliminimin e helmeve, në mënyrë që sa

më me efekt të luftojmë kundër shkaktarit të sëmundjes.

Pasta e dhëmbëve

Zgjidhni pastën me vitamina dhe minerale të cilat zvogëlojnë inflamacionin dhe mund ta përdorni për larjen e dhëmbëve apo si maskë për mishin e dhëmbëve.

Probiotikët

Secili që bart maskë do të duhej të marrë probiotikë çdo ditë – këshillon Curatola.

 Antioksidantët

Curatola këshillon edhe që të marrim sa më shumë antioksidantë, qoftë nëpërmjet ushqimit apo shtesave në ushqim.

Vitamina C dhe zinku

Produktet dhe shtesat në ushqim të cilat përmbajnë vitaminën C dhe zinkun ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit.

 Higjiena e rregullt

Curatola shpjegon që mënyra më e thjeshtë për kujdesin për shëndetin vetjak është higjiena e rregullt e dhëmbëve dhe e gavrës së gojës.

Shmangni çipsat, patatinat dhe sheqerin midis racioneve, sepse ndikojnë në mikrobiom.

Konsumoni rregullisht ujë dhe mos harroni të shkoni te stomatologu.

Është me rëndësi të bartni maskën, por të gjithë me atë rast do të ishim të detyrua të dinim se çfarë ndodh pas saj në mënyrë që të mbrohemi më mirë dhe të mbrojmë shëndetin.

Top Channel

Share: