Kryeministri Rama, homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë sot një takim online, raportojnë mediat serbe.
Sipas burimeve të tyre, në takim do të marrin pjesë edhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić dhe Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lončar.
Takimi do të ketë në fokus Shengenin Ballkanik dhe pritet që vendet të bien dakord për nënshkrimin e një Memorandumi të Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për bashkëpunim në luftën kundër Covid-19.
Ndërkaq pritet që të nënshkruhet një marrëveshje ndërshtetërore midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve me letërnjoftime./ Opinion.al