Home KRYESORE Naftëtarët arrijnë marrëveshjen me Ramën, ndihmë financiare për 12 muaj

Naftëtarët arrijnë marrëveshjen me Ramën, ndihmë financiare për 12 muaj

Ka përfunduar takimi i përfaqësisë së naftëtarëve  të Ballshit me Kryeministrin Edi Rama.

Në përfundim të takimit kreu i sindikatës Sokol Dautaj, tha për median se me kryeministrin, kishin arritur një marrëveshjen për mbështetjen financiarëe, deri në 12 muaj.

Dautaj tha se naftëtarëve do tu jepet 40 mijë lek çdo muaj, në një periudhë kohore prej një viti, ndërkohë sipas Dautaj, është rënë dakord që të paguhen edhe sigurimet shëndetësore dhe shoqërore.

Dautaj gjithashtu tha se Kryeministri Rama kishte deklaruar në takim se Uzina do të menaxhohet në vazhdim nga një kompani serioze.

“Ramë dakord që mbështetja financiare do të jetë për një periudhë të caktuar kohore. Kemi rënë dakord që do të jepet 400 mijë lek për 12 muaj, plus sigurimet shëndetësore dhe shoqërore. Ne kërkuam që pagat e para ti merrnim nga dy paga në muaj për shkak të vështirësive financiare që kemi, dhe në muajt e tjerë paga përkatëse. Nga kryeministri u hodh ideja për ardhjen e një kompanie serioze, shpresoj që ajo që njoftoi kryeministri për kompaninë, shpresojmë të jetë e vërtetë”, tha Dautaj.

Share: