Home KRYESORE Në vendin e 39 për përballimin e pandemisë’/ Manastirliu: Shqipëria, në 50...

Në vendin e 39 për përballimin e pandemisë’/ Manastirliu: Shqipëria, në 50 vendet me popullatën më të shëndetshme në botë!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një konferencë për shtyp ka deklaruar se sistemi shëndetësor në Shqipëri është në 50 vendet me popullatën më të shëndetshme në të gjithë botën.

Sipas asaj që tha Manastirliu, vendi ynë është vlerësuar me 70 pikë nga raportet ndërkombëtare. Më tej ajo ka shtuar se për përballimin e pandemisë jemi në vendin e 39.

“Raportet ndërkombëtare vlerësua shëndetësinë shqiptare. Sistemi shëndetësor u vlerësua me 70 pikë. Shqipëria renditet te 50 vendet me popullatën më të shëndetshme në botë. këtu i referohet mbështetjes me programe të parandalimit dhe të shëndetit. Duke u ndalur te programet për prandalimin e sëmundjeve , vlen për tu theksuar se ka ndryshuar qasja dhe vlerësimi për kontrollin mjekësor bazë.

Jemi në vendin e 39 për përballimin e pandemisë. Janë thelbësore në vizionin tonë drejt mbulimit shëndetësor universal.

55.36% është rritur financimi në shëndetësi. sot kemi një mbulim më të mirë në shërbime. Nga ky financim kanë përfituar çdo vit rreth 450 mijë shqiptarë. Për tu ndalur te investimet në sektor, s’dua të lë investimet te aseti ynë më i çmuar, janë mjekët dhe infermierët. 27% rritja e pagave nga 2013. Në 2021 rriten me 40% mbështetje historike për mjekët, jo vetëm mbështetje në pagë por edhe për kushte e mira të punës”, tha ministrja.

Top Channel

Share: