Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli sot është paraqitur për herë të parë në seancën gjyqësore ndaj tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Aktakuza kundër Kadri Veselit u konfirmua më 26 tetor 2020.
Ndërkohë Veseli tha para trupit gjykues se: Jam i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.
Aktakuza e ngarkon Kadri Veselin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.
Top Channel