Home KRYESORE Pamjet/ Pacienti me Covid hidhet nga kati i dytë i QSUT-së, momenti...

Pamjet/ Pacienti me Covid hidhet nga kati i dytë i QSUT-së, momenti kur policët vrapojnë drejt vendit të ngjarjes

iranë- Një tjetër pacient është hedhur nga spitali ku po trajtohej për shkak të infektimit me Covid-19.

Ngjarje tronditëse është regjistruar mesditën e sotme, ku pacienti thuhet se është hedhur nga kati i dytë i spitalit Covid 1 (QSUT).

Ky është rasti i katërt që një pacient me Covid-19 kryen këtë akt ekstrem.

Ndërkohë Top Channel ka siguruar edhe pamjet e ngjarjes së rëndë, ku shihen forca të shumta policie që vrapojnë për në objektin e spitalit. Ata janë parë me shiritin e verdhë në dorë për të rrethuar zonën ku pacienti ka kryer aktin ekstrem.

Pacienti sipas policisë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.FOTO GALERI1/20

Top Channel

Share: