Home KRYESORE Pasaportat biometrike, hapen 6 zyra të reja aplikimi në Europë

Pasaportat biometrike, hapen 6 zyra të reja aplikimi në Europë

Emigrantët shqiptarë do të kenë mundësi të aplikojnë për pasaportë ose kartë identiteti në 6 zyra të reja, që do të hapen në Europë.

Ministria e Brendshme, njofton se zyrat e reja të aplikimit do të hapen pranë Konsullatës në Bari, Itali, si dhe Ambasadave Shqiptare në Vjenë, Austri; në Paris, Francë; në Berlin, Gjermani; në Stokholm, Suedi dhe në Stamboll, Turqi.

Tashmë janë 14 zyra në të gjithë botën ku shqiptarët mund të aplikojnë për dokumente biometrike.

Gjithashtu, Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të nxitojnë për të aplikuar, pasi në 31 dhjetor 2020 mbaron vlefshmëria e shumë ID apo pasaportave biometrike dhe nga fillimi i vitit 2021 do të ketë kufizime të shërbimeve për shtetasit që nuk kanë një dokument identifikimi të vlefshëm.

Për të lehtësuar shërbimin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë qytetarët mund të aplikojë për kartën e identiteti në çdo zyrë pavarësisht se ku e kanë gjendjen civile.

Ndërkohë ministria njofton se kush do të riaplikojë për pasaportë nuk ka nevojë të plotësojë formularin e policisë. Në ndryshimet e fundit të bëra në ligj, personat mbi 75 vjeç do të marrin kartë identiteti pa afat skadence./ Opinion.al

Share: