Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ftuar mbrëmjn e sotme në “Open” në një debat me analistin Enton Abilekaj.
Ai i është drejtuar me pyetjen se pse nuk pranoi që të luftonte brenda PD-së, ndërsa ajo i është përgjigjur se nuk është keq për karrigen e deputetit dhe se sfidat kanë sakrifica.
Topalli ka theksuar se është larguar nga PD sepse ajo zgjodhi të luftonte për demokracinë dhe të drejtat e saj e të popullit duke dalë kundër rrymës së PD-së.
“Përpara se të digjeshin mandatet kishte filluar bojkoti. Ka një problem shumë të madh të rëndë, sepse nëse unë kam një dosje të Damian Gjiknurit e pastaj shkon e ulesh me të prapë nuk e kuptoj. Të shkosh për të bërë reformë, kur s’bëhet reformë. Rama nuk ka asnjë interes për Reformën Zgjedhore. Zëri im më del zot kur më shkelin të drejtën time, kur më fusnin në komisariat pa të drejtë, kur kërkoj të drejtën time. Unë kam pasur kohën për t’i menduar të gjitha. Po të mos ishte ai grup paralamentar nuk do të ishin në krye deputetë e ministra. I kemi bërë nder vendit apo jo? Mos ta kishim nuk do ishin frenuar korrupsionet apo koncesionet“, tha Topalli.
Abilekaj: Koncesionet u dhanë, janë dhënë më shumë tani. Opozitën ata e kanë për detyrë që mos ta konsiderojnë fare.
Topalli: Ne nuk i referohem raporteve të fundit. Çdo gjë që jetojmë sot është kundër këtij, kryeministrit. Por ka disa shifra që nuk mund t’i ikim kurrë. Gjysma e popullsisë që jeton me më pak se 5 dollarë. 1 milardë më shumë dollarë korrupsion. 83% e buxhetit është borxh, keni dëgjuar që në vend që paratë e koncesioneve të shkojnë tek shëndetësia aspo populli?
Abilekaj: Juve nuk jeni përjashtuar nga partia, madje Berisha ka thënë se të takon të jesh deputete. Jeni ftuar nga Basha që të përfshiheni përsëri në PD.
Topalli: Unë isha brenda dhe më nxorën sepse bëra luftën. Nuk demokratizohet një parti me formular. Kam qenë nënkryetare, nuk mund të tallet njeri me atë formular, këtë nuk e meritojnë demokratët nuk e meritojnë një gjë të tillë.
Abilekaj: Pse nuk pranuat të luftonit nga brenda?
Topalli: Ju mendoni se jam keq për karrigen e deputetit? Sfidat kanë sakrificë!
Abilekaj: Duke qenë nga brenda mund të sfidonit kryetarin, të ndryshonit linjën e partisë.
Topalli: E rëndësishme është të ruajmë garancinë e opozitës. Unë i drejtohem të gjithë demokratëve.
Top Channel