Home KRYESORE Rama dhe Meta përplasen rrjetet sociale/ Kryeministri: Ti je Shvejku, si të...

Rama dhe Meta përplasen rrjetet sociale/ Kryeministri: Ti je Shvejku, si të ra kështu kallaji fare o njeri

Përplasja midis kryeministrit Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta po vazhdon nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale për cçshtjen e pandemisë në vendin tonë.

Në postimin e tij në ‘t2itter’, kryeministri Rama shkruan se infektimet dhe humbjet e jetës po shtohen në çdo vend të botës.

Rama bën një krahasim me fqinjin tonë Italinë, ku sipas tij sot atje kanë vdekur aq persona sa Shqipëria ka gjithsej.

“Ilir, infektimet dhe humbjet e jetës po shtohen fatkeqësisht kudo në botë, pavarësisht nga testimet e nga dënglat e tua, Lulit, Monikës e Saliut! Sot në Itali kanë humbur jetën aq sa Shqipëria gjithsej. Krahasuar me numër popullsie i bie që duhet të kishim 30 vdekje në ditë!

Si shpjegohet që tërë kjo botë nuk po ia del dot më mirë se ne, meqë këtu e paska fajin qeveria për rritjen e numrave? Pyetje kot kjo se ti je Shvejku, “Ç’më duhet mua ça them unë!”, jo Presidenti i Republikës! Si të ra kështu kallaji fare o njeri, çfarë do akoma nga Shqipëria!”, shkruan Rama në twitter.

Po nuk ka vonuar as kundërpërgjigja e presidentit Meta në ‘facebook’.

Në postimin e tij presidenti ripërsërit të njëjtat gjëra që bëntë në postimin e parë që numri i të infektuarve po rritet sërish dhe se duhet të rimbursojë çdo qindarkë që paguajnë për ilaçe pacientet që mjekohen në shtëpi.

Meta hedh një akuzë të fortë duke thënë se qeveria po fsheh të dhënat për Covidin.

“Nuk ke plan! Nuk ke strategji! Ke vetëm propagandë! Çdo ditë po humbin jetën qytetarë!

Çdo ditë numri i të infektuarve po shtohet frikshëm! Ku e ke shëndetësinë falas?

Pse nuk ju rimburson çdo qindarkë që paguajnë për ilaçe pacientët që mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19?

Pse nuk i shton testimet? Pse nuk e shton buxhetin për sistemin shëndetësor?

Ti për vete nuk paguan asnjë kacidhe për ilaçe, ndërsa çdo shqiptari sot me arrogancë i thua: “Mos u sëmur se shteti nuk kujdeset dot për ty! As ilaçet nuk ja u paguaj!”

Mos i fshihni të dhënat për COVID-19 për të mbuluar paaftësinë tuaj në menaxhimin e kësaj situate, prag kolapsi! Mjaft me justifikime dhe batuta bajate!

Si nuk u lodhe 8 vite duke vjedhur papushim me koncesione dhe PPP? Askush në botë nuk e shfrytezon pandeminë për të vjedhur si ti dhe Parlamenti yt monist që bën ligje për oligarkët në kulmin e kësaj fatkeqësie!

Askush nuk mund të prishte Teatrin Kombëtar në gjendje të jashtëzakonshme për të ndërtuar kulla për oligarkët!

MOS I FSHIHNI TË DHËNAT PËR COVID-19!”, shkruan Meta në ‘facebook’.

Top Channel

Share: