Home KRYESORE Sa të mbrojtur jemi pas infektimit? Flet profesori, Genc Sulcebe: Ja sa...

Sa të mbrojtur jemi pas infektimit? Flet profesori, Genc Sulcebe: Ja sa zgjasin antitrupat

Ndonëse ekspertët e shëndetësisë ndajnë mendime të ndryshme në lidhje me imunitetit që lë virusi i Sars Cov 2, Proofesor Genc Sulcebe thotë që antitrupat e këtij virusi zgjasin deri ne 1 vit.

Por a është i mbrojtur një person që e kaluar covid 19?

“Normalisht nuk duhet ta bëjë pasi ka fituar antitrupa”

Por ndonëse sporadike, ka pasur raste të personave që janë infektuar për herë të dytë. Por sipas ekspertëve e kanë kaluar më lehtë.

Në Tiranë ku ka rezultuar numri më i madh i personave të  infektuar presupozohet që e kanë kaluar covid 19, 20% e qytetarëve.

Ndaj ekspertët thonë se jemi shumë larg imunitetit. Duhej të paktën 60 % e popullatës të kishte kaluar coronavirusin në mënyrë që të thuhej është fituar imunitet ndaj sars cov 2, madje edhe 40 % thonë ekspertet do të ishte një barrierë për të frenuar përhapjen e shpejtë të virusit.

Top Channel

Share: