Home I pakategorizuar Sallabanda: Paracetamol dhe vitamina në fazën e parë të virusit

Sallabanda: Paracetamol dhe vitamina në fazën e parë të virusit

Nga Spanja, mjeku shqiptar Kita Sallabanda tha se trajtimet që përdoren në Shqipëri për koronavirusin janë përgjithësisht të ngarkuara.

Ai tha se në fazën e parë të sëmundjes duhen përdorur vetëm vitaminat dhe paracetamoli.

“Paracetamol, vitaminë D, vitaminë C, këto janë në fazën e parë”, u shpreh mjeku.

I pyetur lidhur me masat që po merren në Spanjë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Sallabanda tha se Spanja ka aplikuar një mbyllje selektive.

“Kemi filluar të kufizojmë daljet nga ora 10 e darkës, lokalet funskionojnë me 50% të kapaciteteve. Nëse do dalësh për një kafe duhet ta pish jashtë. Nëse ka një të sëmurë, ai izolohet totalisht, por Madridi nuk është i izoluar. Studentët e mi vijnë në mësim. Europa është mbyllur në formë selektive duke mbyllur ato vatra, që ne mendojmë se rrezikojnë”.

Ndërkohë, lidhur me pasojat ekonomike të koronavirusit, mjeku tha se Spanja parashikon një rënie 11 % të GDP-së dhe se aktualisht nga Covid kanë dalë 3 milionë persona të papunë./Opinion.al

Share: