Home KRYESORE Sipas meje nese shteti menaxhohet ne menyre racionale…

Sipas meje nese shteti menaxhohet ne menyre racionale…

Nga Eva Idrizllari

Nese shteti menaxhohet ne menyre racionale, do te arrije te zvogeloje jo vetem problematikat e komunitetit, por do te edukoje edhe nje shoqeri me te pergjegjshme ne kujdesin per mireqenien ndaj njeri-tjetrit, duke rritur bashkepunimin dhe harmonine me pergjegjshmeri ndaj mjedisit te perbashket njerezor pertej partitizmit.

Shteti shqiptar ka nje nevoje te domosdoshme per menaxhere me intuite, inteligjente dhe pragmatiste, te afte te ndermarrin veprime te guximshme, te dobishme dhe me kuptim zhvillimor, ne zbutjen e problemeve te shoqerise, duke u kujdesur per investime strategjike te shperndara ne zona te studiura, duke i kthyer ne qendra industriale qe do te ulnin varferine dhe do te ngrinin standartin e jeteses se komuniteteve. Gjithashtu do te mbeshtesnin dhe siguronin prodhuesit vendas. Nje vend pa autenticitetin e produkteve te tij eshte nje vend i mjere.

Po pse duhet nje drejtues menaxher per shtetin?

Nje menaxher i mire zgjedh linjen e duhur te sjelljes dhe veprimtarise praktike ne perputhje me rrethanat e vendit.
Nje menaxher i besueshem nuk krijon veshtiresi te reja, por nderhyn qe te ndertoje praktika te cilat sjellin dominimin e te mires mbi te keqen, konkurencen e ndershme dhe zhdukjen e thellesise te hendekut mes klasave shoqerore.

Nje menaxher i dobishem e perdor intelektin e tij jo per ta shkaterruar ndermarresine, por duke e stimuluar ndermarresine jashte marifeteve manipuluese favorizuese qe shkaterrojne tregun e ndershem dhe te qendrueshem.

Nje menaxher i afte i jep stabilitet shtetit duke afruar ekstremet e shoqerise, te pasurit dhe te varferit, duke i vendosur ne nje raport me te drejten e punes.

Nje menaxher inteligjent e orienton vendin drejt industrise dhe zanateve, si edhe ka mjeshterine qe keto qellime t’i ktheje ne projekte konkrete planesh afatgjate, duke iu hapur mundesite njerezve te shfrytezojne dhe zhvillojne aftesite e tyre ne lirine e biznesit dhe te drejten e punes.

Nje menaxher i guximshem vendos rregulla fiskale ne interes te ideve te perbashketa qe ndihmojne ngritjen e ekonomise dhe mireqenies se shoqerise.

Shteti shqiptar ka nevoje per menaxhere drejtues qe ta çlirojne shoqerine nga meshira e lypjes dhe vartesise sociale, duke i zhvilluar vetedijen mbi te drejtat dhe dinjitetin njerezor.

Share: