Home KRYESORE Studentët pa maska në protestë: Na tremb veç injoranca

Studentët pa maska në protestë: Na tremb veç injoranca

Ditën e sotme studentët kanë protestuar para ministrisë së Arsimit duke kundërshtuar mësimin online.

Studentët deklarojnë se nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur për të zhvilluar mësimin online si dhe për t’u larguar nga konviktet apo shtëpitë me qira që kanë marrë në Tiranë.

Sipas tyre, vendimi ka qenë i vonuar. Ata shprehen se gjatë sezonit të verës kanë pasur vështirësi në dhënien e provimeve dhe kjo është pasqyruar edhe te notat e marra gjatë atij sezoni.

Mes protestuesve ka dhe studentë të cilët nuk përdorin maskë, masë kjo e detyrueshme për parandalimin e përhapjes së koronanirusit.

Disa student që shprehen se nuk i tremb pandemia, se kjo e fundit nuk ekziston, ndërsa thonë se tremben nga injoranca, që sipas tyre ushqehet nga mësimi on line.

Ndërkoghë, më herët policia iu bëri thirrje studentëve që të shpërndahen, pasi grumbullimet nuk lejohen në kohë pandemie.

Studenti 1: Vendimarrja tre ditë para se të fillonte mësimi shkaktoi te ne revoltë dhe habi, edhe drejtuesit e universitetit u gjendën të pa përgatitur, imagjinoni studentët e vitit të parë që kanë paguar qiratë për apartamente. Ne kërkojmë që seminaret t’i kthejmë në auditore, ndërsa kërkojmë edhe përgjysmim të tarifave duke qënë se kanë vendosur këtë format.

Studenti 2: Eshtë e lehtë të thuash mësim on line, por kushtet ekonomike të shqiptarëve nuk e lejojnë një gjë të tillë. Ne do vijojmë deri sa të na dëgjohet zëri.

Studenti 3: Të na kthejnë lekët që kemi paguar për tarifat. Ne e provuam mësim on line njëherë dhe nuk ishte efektiv.

Studenti 4: Mësimi on line është qesharak, studentët të luftojnë që mësimi të jetë i vlefshëm, të mos tallen me studentët. Shkolla duhet të bëhet normalisht. Mësimi on line predikon injorancë. S’ka pandemi, s’ka asgjë, nuk besojmë te pandemia.

Studenti në vit të parë Mjekësi: Prisja me zell të filloja mësimin, por me sa duket ministra na e preu këtë zell. Nuk e fillova as on line mësimin, se nuk e dija as platformën ku isha, as me kë pedagog e as çfarë lëndësh kisha. Edhe një formular që e pltësova ma dërgoi një shoqe. Nuk kisha asnjë informacion. Ishin vec listat e ndara në grup me 10 veta dhe asnjë informacion tjetër.

Studentja e Infermierisë: Kam paguar shtëpinë me qira për tre muaj. Jemi nga rrethet, nuk jemi të gjithë tironsa. Kërkojmë të kthehemi në auditore, të marrim eksperiencën që duhet, e provuam njëherë, kemi mangësi në mësime./Opinion.al

Share: