Home Gjeo-Ekonomia Talebanët që shembën Teatrin, tani do t’i paguajmë 36 milionë euro!

Talebanët që shembën Teatrin, tani do t’i paguajmë 36 milionë euro!

Nga Klodian Tomorri

Teksa pandemia po hedh pa meshire në kthetrat e varfërisë me mijëra familje shqiptare, qeveria në të gjitha nivelet është zhytur në pellgun e babëzisë dhe shpërdorimit të parave publike. Në protokollin e Kuvendit, pak ditë më parë ka mbërritur një copë letër nga Bashkia e Tiranës për të gjymtuar më tej buxhetin. E formatuar në vetëm gjysmë faqe, përmeës shkresës Bashkia e Tiranës i kërkon Kuvendit që të heqë 4.4 miliardë lekë ose rreth 36 milionë euro nga projektbuxheti i vitit të ardhshëm për të financuar ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Ndërtesa historike e Teatrit Kombëtar u shemb nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës në mes të natës, përmes një akti brutal force pavarësisht protestave të qytetarëve dhe artistëve. Tashmë mbi godinën e shembur, Bashkia kërkon të ndërtojë teatrin e ri, duke u marrë qytetarëve 36 milionë euro nga taksat e tyre.

Fillimisht Bashkia tentoi ta financonte ndërtimin e Teatrit përmes një kredie 30 milionë euro nga institucionet ndërkombëtare. Por me sa duket ndërkombëtarët e kanë refuzuar financimin e orekseve korruptive dhe talebanizmit shtetëror që shembi godinën ekzistuese të Teatrit.

E refuzuar nga ndërkombëtarët, tani bashkia e Tiranës kërkon që faturën e Teatrit të ri t’ja u ngarkojë qytetarëve duke i kërkuar Kuvendit, që të financojë koston e plotë nga buxheti i vitit të ardhshëm. Por kostoja është rritur sërish rrugës duke shkuar në 36 milionë euro nga 30 milionë euro që u than ë fillim. Kërkesa e Bashkisë së Tiranës drejtuar Kuvendit nuk shpjegon se pse kostoja ka kërcyer me 20 për qind, por kjo është vetëm njëra anë e medaljes,.

Projektbuxheti i vitit 2021 i propozuar nga Ministria e Financave nuk parashikon fonde për ndërtimin e Teatrit. Por votimi i draftit nen për nen mbyllet të hënën në datën 16 nëntor. Kërkesa e Bashkisë së Tiranës për financimin e plotë të Teatrit nga buxheti pritet që fillimisht të diskutohet në Komisionin e Ekonomisë këtë javë. Me shumë gjasa, deputetët në Komision do të heqin para nga zërat e tjerë, e ndoshta edhe nga shëndetësia për të financuar tekat e kushtueshme dhe të paligjshme të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Si askund tjetër në botë, qeveria shqiptare ja ka lënë kostot e kurimit nga pandemia vetë qytetarëve dhe familjeve shqiptare. Buxheti i shtetit nuk përballon asgjë, as rimbursimin e ilaceve të kushtueshme dhe as ekzaminimin e qytetarëve të prekur me Covid.
Për shumë familje shpenzimet e kurimit nga pandemia rezultojnë katastrofike duke fshirë të ardhurat që ato fitojnë në një vit dhe duke i zhytur në varfërinë ekstreme.

Por me gjithë kërkesat e qytetarëve për ndihmë, qeveria i ka refuzuar ato. Për arsyen e thjesht. Para nuk ka. Sepse paratë do të shkojnë për të financuar Teatrin që prishën talebanët, mbikalimet e oligarkëve apo rrugët e askundit, që po tenderon në seri ARRSH ditët e fundit. Ky është shpërdorim i parave të qytetarëve.

Share: