Home KRYESORE Yuri Kim mesazh për SPAK: Mbani kursin, jini të ashpër

Yuri Kim mesazh për SPAK: Mbani kursin, jini të ashpër

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë, Yuri Kim, përmes një statusi në Twitter ka deklaruar se SHBA është në mbështetje të Reformës në Drejtësi.

Kim shkruan se hetimet dhe aktakuzat e qëndrueshme të SPAK janë inkurajuese. Po ashtu ajo thekson se SPAK duhet të qëndrojë në këtë kurs dhe të vijojë punën.

“Hetimet dhe aktakuzat e qëndrueshme të SPAK janë inkurajuese – një shenjë e qartë që SPAK po ecën përpara hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Qëndroni në këtë linjë, vazhdoni të jini të ashpër. Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësishme. SHBA është në mbështetje të Reformës në Drejtësi!”, shkruan Kim në postimin e saj.

Kjo deklaratë e ambasadores, Yuri Kim, vjen një ditë pasi Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar se deputeti i PS, Ervin Bushati është nën hetim për dy vepra penale në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë./Opinion.al

Share: