Home KRYESORE “Zëri yt në Hagë, drodhi tokën shqiptare”/ Vajza e Jakup Krasniqit, postim...

“Zëri yt në Hagë, drodhi tokën shqiptare”/ Vajza e Jakup Krasniqit, postim prekës në rrjetet sociale

Paraqitja e Jakup Krasniqit një ditë më parë në Gjykatën e Hagës qe e ngarkuar me emocion.

Gjatë gjithë paraqitjes së tij, Krasniqi tërë kohën luftonte me lotët. Krasniqi tha se “ai nuk do të duhej të ishte këtu në Hagë, por pranë familjes së tij në Kosovë, sepse si zëdhënës i UÇK-së ai ka qenë vetëm zëri politik i UÇK-së dhe kurrë nuk ka bërë asnjë krim”. Ai shtoi se ndaj tij është bërë një padrejtësi e madhe dhe u vetëdeklarua i pafajshëm.

Vajza e tij, Gresa bëri një postim prekës pas paraqitjes së parë të babait të saj përpara Gjykatës Speciale.

“Zëri yt i fuqishëm në Hagë, dridhi tokën Shqiptare sot. Sot ndoshta lotët nuk i mbajmë dot por deklarata jote e fuqishme na dha forcë. Sot, dhimbja është e fortë por më e fortë është krenaria që ndjejmë për ty. Sot mbahesh padrejtësisht, por do të kthehesh fitimtar. Të presim dhe të duam shumë!”, ka shkruar ajo.FOTO GALERI1/9

Top Channel

Share: