Home Gjeo-Ekonomia ALBANIA THE BEAUTIFUL

ALBANIA THE BEAUTIFUL

Turizmi ka qenë dhe do të mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë në Shqipëri. Në një situatë të komplikuar nga pandemia ku mundësitë e udhëtimit jashtë kufijve janë të vogla gjithësecilit nga ne i lind detyra dhe nevoja që të shndërrohet në promotorët kryesor të turizmit lokal.

Me një rutinë të lidhur ngushtë mes punës apo shkollës harrojmë qe mund t’u japim fundjavave tona një përjetim unik dhe kuptim plot. Shumë afër nesh në veri, jug apo në Shqipërine e mesme fshihen ‘’oaze’’ me bukuri të fshehura që presin të zbulohen nga ne. Ndonjëherë një dritare e vogël virtuale mund të ndezë shkëndija për të vizituar vendet që shfaqen aq bukur dhe plot ndjenjë në smartphone-in tuaj…

E tillë është menduar të jetë dhe Albania The Beautiful, një dritare vituale që të ndihmon ta shohësh dhe ta duash Shqipërinë.

Me synimin e vetëm promovimin e Shqipërisë “Albania The Beautiful – Territore dhe njerëz” vjen në edicionin e tij të dytë. Pas nje eksperience që solli bashkë artistët dhe kreativët në konkursin kombëtar të kartolinave promovuese 2019 “Albania The Beautiful”, Maniacard – Free Card Advertising & Media sjell edicionin e tij të dytë.

Ky edicion i ri sjell në sytë e të gjithëve, destinacione te reja të vendit tonë me potencial turistik unik dhe konkurues. ‘’Albania The Beautiful’’ është dritarja e gjithë secilit për të parë dhe përjetuar eksperienca nga më uniket në të gjitha destinacionet e fshehura të Shqipërisë.

Për të njohur nga afër frymëzimin dhe pikënisjen e këtij projekti do të ndajmë disa ide me Entoni Jubanin, ideatorin e projektit për të dytin vit rradhazi.

Pas eksperiencës së gjatë të agjencisë në promovimin e komunikimin e brandeve me bashkëpunetorë private dhe publike, apo në zbatimin e shumë projekteve kombëtare dhe ndërkombetare me fokus turizmin e qëndrueshëm, mendoj që kishte ardhur koha që përmes “Albania The Beautiful – Njerëz dhe territore” Maniacard të sillte një risi dhe shembull në vështirmin dhe promovimin profesional të atraksioneve turistike shqiptare sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë që po kalojmë,- shprehet Entoni.

Me synimin që të kthejmë vëmendjen e vizitorëve tek udhëtimet brenda vendit, ne sjellim një panoramë aktivitetesh dhe atraksionesh turistike për pesë destinacione, të para ndryshe. Korca (Erseka), Përmeti, Elbasani (Gramshi, Belshi) Shkodra, dhe vargu malor Bogë – Theth – Tamarë– Lëpushë përcillen tek vizitorët me gjithë eksperiencën e gjallë që dhurojnë.



Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bëhet partneri kryesor, për një turizëm të brendshëm dinamik, të qendrueshem e konkurrues.

Ka shumë miq që nuk kanë qenë në këto destinacione ,ëtë herë arritëm të emfazojmë pikat e forta të qyteteve dhe oikave turistike që janë të panjohura dhe njihen vetëm nga vendalinjtë, të ndërtojmë një profil të plot informues dhe atraktiv të destinacioneve, si dhe të shtrojmë rrugën drejt më shumë vizitave në secilin nga territoret e përfshira, për një turizëm të brendshëm dinamik.


Albania The Beautiful, për të dytin vit rradhazi ka qënë një eksperiencë që na ka mësuar ta shohim Shqipërinë në një tjetër këndvështrim, na ka bërë ta duam dhe ta vlerësojmë shumë çdo vend të saj, nga veriu në jug. Prodhimet vendase, malet, fushat, luginat që na ka falur natyra janë një mrekulli që duhen vizituar dhe promovuar sa më shumë.

Bukurive të pakrahasueshme të vendit tonë i shtohet dhe intuita kreative e agjencisë, e cila edhe këtë herë vendos kreativitetin si çelësin e suksesit të saj. Një narrativë kreative e ndërtuar, ku predominon ritmi, risia, aspektet e pakonsumuara turistike, frymëmarrja e drejt për drejtë e vendeve dhe njerëzve të secilit qytet.

Të gjitha e bëjnë këtë eksperincë të prekshme nga të gjithë dhe zgjojnë dëshirën që fundjavat dhe kohën e lirë ta kalojë gjithësecili duke njohur dhe përjetuar bukuritë e fshehura të Shqipërisë.

Share: