Nga Zenel Çeliku
Vrasja makabër e të riut Klodian Rasha, po përdoret në mënyrë shumë të pa princimtë. Askush nga ata që po e përdorin emrin e të ndjerit 25 vjeçar, nuk mendojnë se po lëndojnë pa masë familjen e tij. Është e vërtetë se vrasja e një djali në lulen e rinisë është shumë e rëndë, është tragjike, por ai akt kriminal kërkon të përdoret etik dhe respekt qytetar, e mos të përdoret për arësye të tjera.
Policia që kreu atë krim sot është I arrestuar dhe do të përgjigjet deri më një para Ligjit, këtë kërkoi edhe babai I Klodianit, por kërkesa e tij si baba, është që emir I djalit të tij të mos përdoret duke e rënduar dhimbjen e familjes Rasha. Dje, por edhe sot më shumë se kurrë policia është bërë poligon qitje duke e bërë pis policinë në tërësi. Jo, policia nuk është delja e zezë, policia është ajo shtresë e cila është anatemuar, është akuzuar dhe është sulmuar ashpër nga të dyja krahët në këto 30 vite.
Policia është shtresa më e sakrificuar, me paga minimale në raport me policitë e vëndeve të tjera në Rajon. Për policinë në këto 30 vite askush dhe asnjë forcë politike nuk ka menduar, me uniforma të dala boje, me këpuce të shtrembëra, me kapele si roje vreshti, e sëfndmi të injoruar qeverisje pas qeverisje. Është e vërtetë se në policia ka mjaft polic të pa formuar profesionalisht, me bark të mëdhenj, me dialet të rëndë që është larg komunikimit qytetar, ka edhe të pa asrsimuar, por në çdo këndvështrim policia meriton respekt, sepse polici si do që të jetë, është I pari që pëeballet me krimin duke rrezikuar jetën e tij.
Në Amerikë njerëzit luten dhe përulen me shumë respekt-përpara mjekeve të cilët falin jetë, përpara policit që I mbron jetën dhe përpara Zotit që na ka në dorë për gjithshka. Pra, policit kurrsesi nuk duhet të sulmohet dhe të goditen me tulla, me gurë dhe me senda të tjera, sepse edhe polici më I keq në çdo situatë është në mbrotje të qytetarrit, ja pra pse policia nuk ështe delja e zezë.
Rasti makabër I të ndjerit Klodian Rasha, mundet të bëhet shkak për protesta paqësore, por në asnjë mënyrë protestat nuk duhet të degradonin në kaos duke thyer e sulmuar Muzeun Kombetarë, Biblotekën Kombëtare, e aq më keq biznesin privat I cili me shumë sakrifica po mbijeton. Me të drejtë gjithkush mund të thotë, këto protesta kanë një kokë, dhe kjo shkon drejtpërdrejt tek opozita. Është gabim I opozitës që deklarohet në mbështetje të protestave të dhunshme, që shume I quajne demostrata. Opozita mundet të mbështesë protesat paqësore dhe civile, pikërisht aty mundet të fitoi pike e simpati. Më vjen shumë keq dhe çuditem se si, disa opinjonistë partiak deklarojnë nëpër TV se, këto protesta nuk janë të dhunshme dhe janë normale.
Protestat e këtyre ditëve e bënë sërish Shqipërinë si një vënd I të sigurtë ku mbizotëron dhunë e kaosi, në faqet e para të mediave dhe TV të ndryshme të botës janë shfaqur skenat e shkatrimeve të lartpërmendura. Filmimet e protestave të ashtuquajtura për Klodianin, degraduan në atë mënyrë që shoqëria u frikësua duke menduar se po rikthehen sërish situatat si më 1997 & 1998, ndaj edhe nuk pati ndonjë impakt në popull. Pa anjë dyshim, këto protesta I shërbyen mazhorancës qeverisëse, sepse dhuna dhe kaosi që ata manifestuan, janë të pa pranueshme, të frikshme dhe të dënueshme për shoqërinë tonë.
Ka shumë gjëra që opozita e sotme të kritikoi dhe te “kryeqëzoi” me mjete demokratike qeverisjen e sotme sudomos korrupsionin galopand, por jo me kauzën e një viktime të tmershme, porn ë asnjë mënyrë nuk duhej të këndohet kënga “eja mbidhuni këtu këtu”, kuptimin e të cilës shqiptarët e dijnë mirë se çfar do të thotë !!!
Si qytetarë dhe si gazetar me përvojë çerkshekullore, jamë dhe do të jem në krah të protestave si ajo e mbetjeve toksike dhe e studentëve që nuk u thye një xham, në demokraci protestat janë të shëndetshme, ato në shumë raste detyrojnë qeveritë që të korigjohen, por jo të shoqëruara me dhunë dhe shkatrime. Le të shpresojmë se në protesta të tjera nuk do të përsëriten më akte dhune, por edhe protestuesit do të respektohen dhe të mos goditetn pa arësye.
Zenel Çeliku
TIR-FAX News Agency