Home KRYESORE Protesta/Shoqërimi i të miturve,Felaj:Nuk i kanë të shkruar në ballë vitet

Protesta/Shoqërimi i të miturve,Felaj:Nuk i kanë të shkruar në ballë vitet

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj ka folur lidhur me shoqërimin e të miturve gjatë protestave që po zhvillohen për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Gjatë një interviste televizive, Felaj është shprehur se askush prej tyre nuk e ka të shkruar në ballë se sa vjeç është. Ajo ka shtuar se të rinjtë që protestojnë, nuk përfaqësojnë të gjithë rininë shqiptare.

“Minorenët do të shoqërohen se askush nuk e ka të shkruar në ballë sa vjeç është. Çdo veprim ndaj atyre që janë 14-vjeç e sipër është bërë konform Kodit Penal. E gjitha që ngrihet është tymnajë sepse nuk ka veprime të paligjshme në këtë mes. Në një kohë kur të gjithë kemi nevojë të kalojmë pandeminë me mbështetje, këto nuk po na lejojmë. Ata po dalin aty duke mos pyetur askënd ndërkohë që jetojmë në një kohë të përbotshme. Njerëzit të ndërgjegjësohen se shëndeti duhet ruajtur.”- u shpreh Felaj.

Lidhur me akuzat e kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi se policia në Shkodër nuk ndërhyri kur digjej selia e PS, Felaj u shpreh se ky është një justifikim.

“Kemi lënë pas 21 Janarin që jepeshin urdhra politikë nga shteti për të qëlluar protestuesit. Ne i rikthyem policisë arsimimin. Ka shumë të rinj që aplikojnë kur shpallen vakancat. Të rinjtë aty nuk përfaqësojnë rininë shqiptare siç ishte protesta e studentëve.

Ajo që thotë Ademi, është një justifikim infantil si ata fëmijët që i vunë përpara për të sulmuar selinë e PS. Është e qartë se pse përdoren fëmijët. Në kohë moderne fëmijët i përdorin terroristët. I bëj apel të gjithë prindërve të mbajnë përgjegjësi për fëmijët e tyre. Prindërit nuk duhet të tregohen kaq të shkujdesshëm. PD dhe LSI nuk arritën kurrë të maturohen”, deklaroi Felaj./Opinion.al

Share: