Home KRYESORE Rama: Kolaudimi i mjeteve do kryhet në shtet, si do veprohet që...

Rama: Kolaudimi i mjeteve do kryhet në shtet, si do veprohet që nga janari

Pas përfundimit të koncesionit të kontrollit teknik të mjeteve rrugore, mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama, ka treguar dhe risitë që do të pësojë ky shërbim duke filluar nga 1 janari 2021.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se qytetarëve do t’u krijohen lehtësime për kontrollin mjeteve të  tyre.

Sipas kryeministrit, makinat e reja në 3 vite nuk do të kalojnë në kolaudim, ndërsa të përdorurat do t’i nënshtrohen testit një herë në 2 vite.

Postimi i kryeministrit

Mirëmëngjes me një lajm të mirë. Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim, sikundër e kemi premtuar, do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga #DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:

  • Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim
  • Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet
  • Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!
  • Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet
  • Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund
  • Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë deri tani në punën transformuese të #DPSHTRR

***fotot nuk janë 3D por realiteti i institucionit të sapo rilindur të #DPSHTRR Fier./ Opinion.al

Share: