Home KRYESORE SHBA nis vaksinimin kundër COVID-19 nga Shtëpia e Bardhë

SHBA nis vaksinimin kundër COVID-19 nga Shtëpia e Bardhë

Ditën e sotme SHBA do të nisë sot vaksinimin e popullatës kundër COVID-19. Mësohet se personat e parë që do të marrin vaksinën do të jenë pjesëtaret e administratës Trump.

Do të jetë Shtëpia e Bardhë që do të vaksinohet e para, raporton revista “New York Times”, duke u bërë paravijë e një etape të re për virusin, por edhe për t’i ardhur në ndihmë presidentit duke mos u kthyer në një vatër të re infeksioni, pas disa pjesëtarëve që rezultuan të infektuar gjatë javëve të fundit.

Vaksina ndërkohë është shpërndarë në të katër anët e vendit me 3 milionë dozat e saj të para. Me këtë hap Amerika bëhet vendi i dytë në botë që aplikon vaksinën e Pfizer dhe Biontech pas Britanisë së Madhe.

Vaksina e Pfizer ofron deri në 95% mbrojtje ndaj koronavirusit të ri dhe është përcaktuar e sigurt nga Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet, FDA.

SHBA është vendi më i goditur nga pandemia në botë me rreth 16 milionë të infektuar dhe 219 mijë viktima dhe autoritetet synojnë të vaksinojnë rreth 100 milionë persona brenda muajit mars./Opinion.al

Share: